Zyrtare: Zidane merr te Reali mikun e fëmijërisë

Edhe zyrtarisht stafit teknik të Real Madridit iu është shtuar edhe një person.

Sport

05/02/2016 22:47

Bëhet fjalë për Stephane Plancque, mikun e vjetër të trajnerit të “Los Blancos”, Zinedine Zidane. Reali e ka emëruar Plancquen si skaut ndërkombëtar, ndërsa ai e ka falënderuar Zidanen.

“Kur Zinedine më telefonoi për të më ofruar këtë punë, unë nuk mendova dy herë. Kjo ishte një surprizë dhe njëkohësisht një mundësi e madhe për të punuar në një klub të madh”, deklaroi Plancque.

“Jam shumë i lumtur që Zidane më ka dhënë besimin”, shtoi Plancque.