Bale-Pepe, shumë keq për Realin

Real Madridi duhet të luajë ndaj Granadas pa dy futbollistë kyç.

Sport

05/02/2016 20:21

Bëhet fjalë për sulmuesin anësor Gareth Bale dhe mbrojtësin Pepe, të cilët nuk janë të gatshëm të luajnë për shkak të lëndimeve.

Një gjë të tillë e kanë bërë të ditur mediat spanjolle, duke i konsideruar dy mungesat si kokëçarje jo të vogël për Zidanen, përcjellë “Lajmi.net”.

Granada-Real Madrid zhvillohet të dielën me fillim prej orës 20:30.