“Kosova fiton medalje në Rio”, ja parashikimi i faqes së specializuar

Kosova pritet të fitojë një medalje olimpike në Rio 2016.

Sport

05/02/2016 19:39

Kështu ka parashikuar faqja e specializuar e parashikimeve të përformancave në Olimpiada, “Infostradasports”.

Prej 206 anëtarëve të KON-it, tabela parasheh që vetëm 83 prej tyre do të fitojnë medalje në Brazil.

E në mesin e tyre është edhe Kosova, e cila merr pjesë për herë të parë, përcjellë “Lajmi.net”.

Sigurisht, parashikimi që Kosova do të fitojë medalje bazohet në cilësitë e xhudistes Majlinda Kelmendi.