Zbulohet klubi i ri i Falcaos

Ardhja e Alexandre Patos e ka konfirmuar lamtumirën e Radamel Falcaos nga Chelsea.

Merkato

29/01/2016 23:43

Sulmuesi sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Londra, derisa sipas “SportItalia”, ai do të transferohet në Kinë.

Falcao, që e ka refuzuar rikthimin te Monaco, gjatë ditëve në vijim pritet të kalojë te Jiangsu Suning, përcjellë “Lajmi.net”.

SHBA-të janë një tjetër mundësi për Falcaon, mirëpo bashkatdhetari i tij, kolumbiani Fredy Guardin, besohet që e ka bindur atë që t’i bashkohet Jiangsus në Kinë.