Thaçi takoi Grupin Parlamentar të PDK-së, i njoftoi rreth zgjedhjes së tij president

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, njëherësh zv. kryeministri i parë Hashim Thaçi sapo ka zhvilluar një takim me grupin parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës.

Lajme

26/01/2016 14:26

Ai thotë se i informoi ata për situatën më të re politike në vend, për agjendën e re parlamentare, për implementimin e agjendës legjislative në Kuvendin e Kosovës dhe për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, raporton lajmi.net.

Ky është postimi i Hashim Thaçit në Facebook:

Sapo zhvillova takim me grupin parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilin e informova për situatën më të re politike në vend, për agjendën e re parlamentare, për implementimin e agjendës legjislative në Kuvendin e Kosovës dhe për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës. HTH