Sa e sigurt është fryerja e buzëve?

Ne i shohim ato kudo- në televizor, nëpër revista, në skena.

Lifestyle

25/01/2016 23:27

Buzët më të plota janë një standard bukurie i dëshiruar nga femrat për dekada të tëra. Mirëpo me rritjen e popullaritetit të produkteve që zmadhojnë buzët dhe sigurisht,  të Kylie Jenner, duket se mania për buzë të mëdha dhe sensuale po rritet, transmeton lajmi.net.

Por, pavarësisht famës së tyre, sa të sigurta janë në fakt injeksionet e buzëve?

Të vendosësh substanca sintetike në fytyrën tënde mund të duket pak e pasigurtë, por sa kohë që jeni duke e bërë këtë në zyrën e një doktori dhe jo nga ndonjë praktikues i palicencuar, injeksionet nuk duhet të jenë të dëmshme.

Nëse bëhet ashtu si duhet, zmadhimi duhet të ndihet si natyral, njësoj si para operacionit./lajmi.net