Kirby: Dënimi i Ivanoviqit nuk e rrezikon dialogun Kosovë-Serbi

Dënimi i Oliver Ivanoviq me 9 vjet heqje lirie nuk do ta rrezikojë dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit ka thënë ambasadori amerikan në Beograd, Michael Kirby, njofton Tanjug.

Lajme

23/01/2016 17:49

“Unë mendoj se qeveria serbe është serioze dhe dëshiron të ecë përpara, kështu që kjo (dënimi i Oliver Ivanoviq) nuk do të rrezikojë dialogun”, ka thënë Kirby.

Sipas ambasadorit në largim, dialogu mes dy vendeve do të ketë edhe çështje të reja dhe mjaftë sfiduese, por dialogu duhet të vazhdojë sepse është shumë i nevojshëm për rrugën europiane të Serbisë, njofton Klan Kosova.

Duke folur për detyrën e tij si ambasador në Serbi tha se bashkëpunimi i Serbisë me Shtetet e Bashkuara gjatë mandatit të tij ishte i mirë, dhe se SHBA është një mik i Serbisë.

Lideri i Iniciativës Qytetare Serbe (SDP), Oliver Ivanoviq, është dënuar me 9 vjet burg për shkak se është shpallur fajtor mbi akuzat që e rëndonin se ka kryer krime luftë në Kosovë në vitin 1999.

Përkundër dënimit, Ivanoviq nuk ka shkuar në burg, sepse atij për momentin i është lejuar që ta vuajë dënimin në arrest shtëpiak.