Ja si kualifikohet Shqipëria direkt në “Euro 2016”

Shqipëria ka edhe dy ndeshje për të luajtur ndërsa kundërshtari jonë direkt, Danimarka ka vetëm 1 ndeshje.

Sport

08/09/2015 10:12

Pavarësisht humbjes me Portugalinë, shanset e Shqipërisë për tu kualifikuar direket për ne “Francë 2016” janë vërtetë të mëdha. Kjo sepse kuqezinjtë kanë edhe dy ndeshje për të luajtur ndërsa kundërshtari jonë direkt, Danimarka ka vetëm 1 ndeshje.

Në 8 tetor Danimarka do të luajë me Portugalinë në fushën e kësaj të fundit. Portugalia nuk e ka të sigurt matematikisht vendin e parë në grup çka do të thotë se do të luajë për të fituar ndaj danezëve. Por edhe nëse Portugalia dhe Danimarka ndajnë nga një pikë, Shqipëria ka mundësitë e saj për tu kualifikuar, shkruan “Panorama Sport”.

Në 8 tetor kuqezinjtë do te luajnë përballë Serbisë në “Elbasan Arena” dhe një fitore do ti çonte ata ne vendin e dytë nëse Danimarka nuk do fitojë përballë portugezëve. Por edhe nëse nuk e siguron kualifikimin ne këtë ndeshje, Shqipëria ka një tjetër mundësi të artë.

Në 11 tetor do të udhëtojë për në Armeni për të luajtur me vendasit dhe një pikë atje (pas minimalisht 1 pike të marre me Serbinë) mund të rezultojë e vlefshme që Shqipëria të kualifikohet. Me pak fjalë kuqezinjtë e kanë vetë në dorë nëse do të presin një biletë direkt për në Paris apo do të luajnë në Play Off.