Familja Boletini: Eshrat e Isa Boletinit, të varrosen në vendlindje

Gazmend Boletini, përfaqësuesi i familjes Boletini, ka ritheksuar se eshtrat e heroit kombëtar, duhet të varrosen në vendlindjen e tij (Boletin).

Lajme

19/05/2015 19:01

Megjithatë, ai nuk bëri të ditur nëse ai ka marr pëlqimin e Qeverisë së Kosovës pas takimit me kryeministrin Isa Mustafa.

“Ne e informuam kryeministrin Mustafa pse nuk bënë që Isa Boletini të varroset në Vlorë. Por, ne nuk morëm një përgjigje, përveç se ai na premtoi se këtë do ta bisedoj me diplomatin kosovar, Hashim Thaçi”, tha Gazmend Boletini në Info Magazine të Klan Kosovës.

Kujtojmë se në këtë takim ishte i pranishëm edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili ka thënë se kryeministri kosovar, Isa Mustafa, është pro rivarrimit të Isa Boletinit në vendlindjen e tij.