Mourinho e do Pedron

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Barcelonës, Pedro Rodriguez.

Sport

24/04/2015 16:04

Një futbollist i Barcelonës mund të transferohet në Chelsea.

Jose Mourinho ka shprehur interesim për transferimin e Pedro Rodriguez, ka bërë të ditur e përditshmja sportive spanjolle “Marca”.

Sulmuesi pritet të largohet nga Camp Nou pas përfundimit të këtij sezoni dhe së fundmi është përmendur si objektiv i Interit.

Mirëpo, Mourinho synon ta transferojë në Stamford Bridge, pas përfundimit të këtij sezoni.