Jennifer Lopez tallet me Jay Z (VIDEO)

Duket se këngëtarja e njohur Jennifer Lopez nuk është në raporte të mira me reperin Jay Z, këtë e dëshmon edhe një video që po qarkullon nëpër rrejte sociale

ShowBiz

14/04/2015 16:40

Që diçka nuk po shkon mirë mes Jennifer Lopez dhe Jay Z, mund të vërehet në një intervistë që ka dhënë këngëtarja për episodin e re të  ´American idol´.

Kur gazetarja e pyet këngëtaren a ka dëgjuar për produksionin e ri muzikor ´Tidal´, pronar i së cilës është reperi i njohur, amerikano latinia ka thënë me buzëqeshje ´Jo nuk kam dëgjuar´, transmeton lajmi.net

Ndërkaq përfaqësuesja e mediave ka filluar t´ia shpjegoj se për çfarë bëhet fjalë, por J.Lo ka qëndruar me të sajën, duke i thënë gazetares. ´Nuk di asgjë për këtë, shpirt`. Lajmi.net

Ja video ku mund të shihni si është përgjigj J.Lo

YouTube player