Andy Gramm: ‘Kuq e Zi je ti’ nuk është kopjuar, po tentojnë të na dëmtojnë imazhin (Video)

Këngëtarja e njohur Juliana Pasha ka hedhur akuza të rënda mbi Flori Mumajesi dhe Elvana Gjatën të cilët sipas saj kanë kopjuar këngën ‘Kuq e Zi je ti’. Ajo pati thënë se kjo këngë është kënduar më herët nga ajo dhe tenori Armaldo Gllogjeri dhe se kishte titullin ‘Flamur’.

ShowBiz

23/03/2015 12:00

Por, këto prononcime të saj po i mohon Andy Gramm, menaxheri gjeneral i produksionit Threedots. Ai për Indeksonline ka thënë se kënga nuk është e kopjuar dhe se fjalët ‘Kuq e Zi je ti, flamuri Kuq e Zi, flamuri më i bukur në botë’ nuk kanë autorësi dhe se ato janë fjalë të gjithë shqiptarëve.

“Çështje të tilla ne ja kalojmë zyrës ligjore e cila merret me to, por në çdo rast mendoj se dikush duhet t’i shpjegonte më përpara këngëtares se ka shprehje apo fjalë të cilat nuk mund të bartin autorësi të dikujt. Të tilla janë shprehjet si Kuq e Zi, Flamuri Kuq e Zi, Flamuri më i bukur në botë etj. transmeton indeksonline.net

Sa për faktin se e shprehjes së përdorur në këngën ‘Flamuri më i bukur në botë, frymëzimi jonë është mbështetur në fjalët e komentatorit të mirënjohur Shakohoxha i cili këtë shprehje e ka përdorur prej kohësh. Kushdo që mendon se i është kopjuar diçka lirisht le t’u drejtohet organeve kompetente që merren me këto çështje. Madje u lutemi ta bëjnë. Ne sigurisht që do ta bëjmë nga ana jonë pasi që e shohim si të qëllimshme këtë ‘tentativë’ për të na e dëmtuar imazhin” ka thënë ai. lajmi.net
Më poshtë keni linkun e fjalëve të komentatorit Shakohoxha

YouTube player