100 për qindëshi: Kaq kamionë me mallra serbe u kthyen sot në kufi

Pas vendosjes së taksës prej 100 për qind nga Qeveria e Kosovës, 20 kamionë nga Serbia janë kthyer mbrapsht.

Lajme

22/11/2018 16:46

20 kamionë me mallra nga Serbia janë kthyer mbrapsht gjatë ditës se sotme në doganë, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritje të taksës në 100 për qind për produktet e Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës.

Kështu ka thënë për lajmi.net, zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.

Ai ka thënë se kamionët nga Serbia janë kthyer pasi nuk ishin në dijeni për vendosjen e taksës prej 100 për qind, derisa ka shtuar se është

“20 kamionë janë kthyer mbrapshtë nga Serbia, për arsye se një pjesë e madhe e tyre, sipas tyre nuk e kanë pasur informatën që taksa është 100 për qind, janë nis do më thënë me taksa tjera. Ndërsa një pjesë janë kthyer sepse nuk e kanë pasur deklaracionin e mallit në rregull”, ka thënë Stavileci.

Stavileci po ashtu ka thënë se fluksi i importit ka renë këto ditë, derisa ka shtuar se vendimi i qeverisë po zbatohet plotësisht.

“Fluksi i importit ka ra këto ditë, ndërsa zbatueshmëria e vendimit është 100 për qind”, ka thënë Stavileci. /Lajmi.net/