100 mijë grekë në protestë, thonë se Maqedonia është Greqi

Më shumë se 100 mijë grekë u mblodhën në Selanik për të ju bashkuar protestave kundër përdorimit të emrit Maqedoni, mosmarrëveshje kjo në mës Athinës dhe Shkupit.

Bota

21/01/2018 17:21

Organizatorët kanë thënë se janë rreth 400 mijë protestues, mirëpo pas kontrollit të policisë është deklaruar se janë rreth 100 mijë, raporton AP, transmeton lajmi.net.

Në protestë janë të përfshirë priftërinjtë, anëtarët e Sindikatave të Greqisë së Veriut, politikanë konservatorë dhe socialistë lokal, pensionistë ushtarak, etj,.

Protesta nuk ka ndikim nga ndonjë parti politike dhe qëllimi i vetëm i saj është që Maqedonia ta tërhek këtë emër dhe ta ndalojë së përdoruri.

Protestuesit gjatë brohoritjeve kanë përdorur parullat si ‘Greqi, jo Maqedoni’, ‘Nuk ka emra të dyfisht’, Maqedonia është Greqi’.

Kjo është protesta e parë më e madhe në Greqi që kur dy vendet kanë rënë dakord të riinegociojnë përpjekjet e tyre për  të zgjidhur mosmarrëveshjen 25-vjeçare.

Bisedimet gjatë kësaj jave mes kryenegociatorëve të Greqisë dhe Maqedonisë, nën ndërmjetësimin e diplomatit Metju Nimiq nuk kanë arritur rezultate konkrete, por disa propozime në lidhje me emrin janë vënë në tryezë.

Për shkak të mospajtimit të emrit, Greqia e ka bllokuar Maqedoninë që të anëtarësohet në NATO dhe BE./Lajmi.net/

9609750445a64b56c5d369468321999_v4_big 11561210195a64b56ceb222214503022_v4_big 15464989385a64b56ba22f9525431956_v4_big 19506125775a64b7b0a0e51195650203_v4_big