100 euro për çdo foshnje në Han të Elezit

Për çdo fëmijë të lindur, nënat në Komunën e Hanit të Elezit do të marrin nga 100 euro. Kështu ka thënë kryetari i kësaj Komune, Rufki Suma. Hani i Elezit është komuna e dytë që aplikon shpërblim për foshnjet e sapolindura. E para ishte Ranillugu.

Lajme

26/03/2014 19:17

Për çdo fëmijë të lindur, nënat në Komunën e Hanit të Elezit do të marrin nga 100 euro. Kështu ka thënë kryetari i kësaj Komune, Rufki Suma.

“Kemi vendosur që për secilin fëmijë që lind, nëna të shpërblehet me 100 euro”, ka thënë Refki Suma për KTV.

Ky vendim i Komunës do të hidhet në votim në seancën e nesërme të Kuvendit Komunal, por Kryetari Suma është i bindur se kjo do të kalojë.

 

Kjo Komunë qe e para që kishte marrë një vendim për të paguar shërbimet mortore për çdo person që ndërron jetë në këtë Komunë.

Hani i Elezit është komuna e dytë që aplikon shpërblim për foshnjet e sapolindura. Një vendim të tillë, vite më parë e kishte aplikuar komuna e Ranillugut.