100 ditët e Lopeteguit në Real Madrid

Julen Lopetegui ka mbushur 100 ditët e para si trajner i Real Madridit.

Sport

22/09/2018 08:23

Julen Lopetegui mbush 100 ditë si trajner i Real Madridit. Nga Rusia në Valdebebas, trajneri i “Los Blancos” ka kaluar javë e muaj mjaft të vështirë para stabilizimit të plotë te skuadra nga Santiago Bernabeu.

Ai po ashtu trashëgoi një ekip nga i cili u largua futbollisti kryesor, Cristiano Ronaldo.

Mirëpo, Lopetegui me punën e tij ka bërë që deri më tani të mos vërehet mungesa e portugezit, shkruan “Marca”, përcjell “lajmi.net”.

Dëshmia e fundit erdhi ndaj Romës ku Real Madrid e dominoi ndeshjen duke fituar 3:0.

Synimi i radhës nga Lopetegui është ta përmirësojë edhe më shumë lojën e Real Madridit. /Lajmi.net/