100 ditë para Botërorit

Mungojnë saktësisht 100 ditë para fillimit të Kampionatit botëror në Brazil. Në shtetin e Amerikës së Jugut, vetëm stadiumi në Curitiba, një prej katër arenave ende në ndërtim, është gati. Organizatorët janë duke luftuar me kohën për të arritur të përgatitur për ngjarjen për të cilën janë investuar 27 milionë dollarë të tjerë në mënyrë…

Sport

04/03/2014 10:14

Mungojnë saktësisht 100 ditë para fillimit të Kampionatit botëror në Brazil.

Në shtetin e Amerikës së Jugut, vetëm stadiumi në Curitiba, një prej katër arenave ende në ndërtim, është gati.

Organizatorët janë duke luftuar me kohën për të arritur të përgatitur për ngjarjen për të cilën janë investuar 27 milionë dollarë të tjerë në mënyrë që mos të ketë më vonesa.

“Jemi duke shkuar 200 kilometra në orë, shumë më shpejt se shpejtësia e zakonshme, dhe do të jetë kështu deri më 12 qershor”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i FIFA’s, Jerome Valcke.

Brenga më e madhe janë protestat që e kapluan Brazilin gjatë qershorit të vitit të kaluar, gjatë Kupës së Konfederatave.

“A e dini pse dua që Botërori të zhvillohet këtu. Sepse kështu e gjithë bota do të mund të sheh realitetin në Brazil”.