100 amvisëri të fshatit Dyz përfitojnë rrjet të ri elektrik

Fshati Dyz i Podujevës është përfitues I projektit investiv nga KEDS. Rreth 100 familje dhe biznese të cilat ndër vite kanë pasur problem serioz me tension të ultë, si pasojë e rrjetit të vjetëruar dhe lagjeve të shpërndara, tashmë janë përfitues të këtij investimi.

Lajme

25/09/2017 14:22

“Trafo e re 250 kVA, vendosja e rreth 60 shtyllavetërejatëbetonitpër tension tëulëtdhemesëm, 2 mijë e 200 metrakabllojanëpjesë e investimitqë KEDS e shtrinënëkëtëanë.”,  thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Efektet e këtij investimi  kanë ndikimin parësor në kualitetin dhe stabilitetin e furnizimit për ekonomitë familjare dhe biznesore në këtë pjesë të Podujevës, ndërsa pashmangshëm është ulur në zero ekspozimi ndaj rrezikshmërisë dhe kontakti t për banorët.

Egzon Bllaca banor I këtij vendi thotë se një projekt I tillë I ndihmon kualitetit të jetës së komunitetit këtu.

“Ka qenë koha e fundit për këtë investim. Punët janë kryer mire sipas asaj që shihet dhe kemi informacione se ky projekt do tëvazhdojë. Edhe kjo anë e meriton një jetë më kualitative”, thotë Bllaca.

Duke folur për këtë projekt zëdhënësi i KEDS-it Viktor Buzhala shton se ky investimi KEDS-it plotëson nevojat e konsumatorëve. “Ky investim është edhe një zotimi KEDS-it për të përmbushuro bligimet për nevojate nergjetike të konsumatorëve në këto anë”, tha Buzhala.

Investime të tilla, gjithnjë sipas planit dinamik të paraparë në komunën dhe rajonin e Podujevës sikur në tërë Kosovën po vazhdojnë nga KEDS.

Artikull i sponzorizuar