100.000 njerëz në protestë, nuk e duan orarin e punës 12 orë /VIDEO

Rreth 100 mijë  vetë kanë protestuar sot në Vjenë kundër orarit të ri të punës, që qeveria austriake ka ndërmend të ofrojë dhe mund të jetë deri në 12 orë në ditë.

Bota

30/06/2018 23:19

Bashkimi i Sindikatave Austriake, pavarësisht fillimit të pushimeve verore në shkolla, arriti të mobilizojë një numër të madh njerëzish që u ngritën kundër qëllimit të qeverisë.

Përfaqësuesit e sindikatave kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë të protestojnë kundër qëllimeve të qeverisë, transmeton lajmi.net.

“Nëse dëshirojnë luftë, do ta gjejnë”, ka thënë shefi i sindikatës të të punësuarve në industrinë e drurit, Jozef Muhic.

Shefi i sindikatës të të punësuarve në postë, Helmut Kestinger ka bërë thirrje edhe për rrëzimin e qeverisë. /Lajmi.net/