10 vjeçari e ka pritur gjashtë orë para shtëpisë Messin, ja çfarë i ka ndodhur (FOTO)

Lionel Messi cilësohet futbollisti më i mirë mi të gjitha kohërave.

Sport

27/06/2017 20:27

Si në fushë ashtu edhe jashtë saj, ylli i Barcelonës është një shembull që duhet ndjekur.

30 vjeçari po qëndron në Argjentinë këto ditë, në vendlindje e tij në Rosario, ku ditën e premte organizon ceremoninë e martesës së tij.

Praninë e Messit në Rosario e ka shfrytëzuar një fëmijë 10 vjeçar, që ka qëndruar rreth gjashtë orë para pa lëvizur para shtëpisë së këtij të fundit, për të shkrepur një fotografi.

Pritja e gjatë iu ka shpërblyer djaloshit 10 vjeçar, që realizoi ëndrrën e tij duke e bërë një fotografi me pesë herë fituesin e Topit të Artë./Lajmi.net/