10 vite bashkë, Miriam tregon pse nuk martohet me Alban Skënderaj – Lajmi.net
10 vite bashkë, Miriam tregon pse nuk martohet me Alban Skënderaj
Autori: Lajmi.net EntertainmentShowBiz 21:30, 12 October 2017
A e dini se Miriam Cani dhe Alban Skënderaj nuk janë të martuar?

Po, çifti më i dashur i publikut shqiptar nuk janë të martuar edhe pse kanë 10 vite bashkë dashuri dhe kanë sjellë në jetë edhe një vajzë.

Si duket prindërit e Amelisë 2 vjeçe thjesht s’ndihen gati të bëjnë zhurmë mediatike, ndaj për momentin zgjedhin t’i përkushtohen vajzës së tyre.

“Në fakt, e kemi diskutuar shumë herë gjatë këtyre viteve. Por në radhë të parë, duhet të gjejmë kohën, sepse kemi patur shumë angazhime gjatë këtyre dy viteve.

Ne jemi edhe tipa të tërhequr, nuk jemi shumë për të krijuar gjithë këtë zhurmë.”, u shpreh ajo.

E ftuar në “Wake Up”, Cani shpjegoi se martesa për të duhet të vijë e natyrshme, dhe ende s’e kanë ndier ta bëjnë diçka të tillë.

Përveç kësaj, pas 10 viteve bashkë dhe një fëmije, nuk do të ndryshonte asgjë. Megjithatë, Miriam Cani shprehet se herët apo vonë, dasma do të vijë.

“Një gjë është e sigurt: një ditë do të bëhet. Por nuk na ka ardhur akoma ajo ndjesia, pra që të vijë natyrshëm. Në jetën tonë private, nuk na ndikon fare.” /albeu

Fjalët kyçe: alban, miriam

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Stealth Sniper
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Bow Master
  • Play Bike Rivals