10 viktima si pasojë e përmbytjes së gomonës me emigrantë në Egjipt

Një gomone me emigrantë është mbytur pranë brigjeve egjiptiane. Bilanci është 10 të vdekur dhe 20 të mbijetuar. Sipas të përditshmes “Ahram”, gomonia ishte nisur drejt Italisë. Emigrantët që ndodheshin në bord, numri i të cilëve nuk dihet ende, ishin kryesisht nga Siria

Bota

11/10/2015 20:50

Ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për të tjerë të mbijetuar apo viktima, transmeton Klan Kosova.

Ndërkohë, disa prej të shpëtuarve janë arratisur menjëherë sapo kanë zbritur në tokë, bëjnë të ditur autoritetet egjiptiane.