10 vendet më të vështira për të marrë vizë 

Korea e Veriut hyn në top dhjetëshen e shteteve të cilat është shumë vështirë të merret viza.

Fun

15/02/2017 16:14

Koreanët të cilët jetojnë në jug nuk lejohen të shkojnë në veri. Turistët nga Israeli, Amerika dhe Japonia gjithashtu e kanë të vështirë të depërtojnë në këtë vend, transmeton lajmi.net.

Por, s’janë vetëm këto nacionalitete të cilat e kanë të vështirë të marrin vizë në Korenë Veriore.

Rusia: Viza turistike në Rusi është e lejuar vetëm për 30 ditë, dhe po qëndruat më shumë atëherë shumë më të komplikuar do ta keni të largoheni se sa që keni hyrë.

Angola: Një problem për vizën në Angolë është procedura shumë e gjatë dhe kërkimi për vizitë, të cilën duhet ta paguani 100 dollarë për çdo ditë.

D. R. Kongo: edhe pse vendi nuk është i rrezikshëm siç ka qenë më parë, aplikimi për vizë fshihet brenda një tepihu të kuq.
Shpesh herë detyroheni të paguani taksa jo zyrtare.

Irani: Të gjitha vizat duhet të aprovohen nga Ministria për Punë të Jashtme në Tehran, e cila paraqet procese të tejzgjatura. Britanezët dhe amerikanët gjithashtu përballen me kontrolle të rrepta të sigurisë.

Siria: Tani janë të mbyllura të gjitha ambasadat, mirëpo para luftës, procesi i vizave ka qenë i gjatë dhe i shtrenjtë.

Arabia Saudite: Vizat turistike është e vështirë të mbahen në këtë vend. Çiftet e pamartuara dhe pa mundësi të udhëtojnë bashkë, duhet të jenë pjesë e grupeve të emërtuara si individë. Femrat nën të 30’tat dueht të përcillen nga burri ose vëllau.

Sao Tome dhe Principe: Ishulli në bregdet të Afrikës ka një numër të limituar të ambasadave për t’u lidhur, kështu që është më mirë të bashkëpunohet me agjensi udhëtimi. Gjithashtu duhet ta keni marrë vaksinën për t’u mbrojtur nga ethet e verdha.

Amerika: Për turistët, ky është një proces i hapur, por nëse keni dosje kriminale, duhet të mendoni sërish për ta vizituar këtë vend.

Sudani: Nëse e keni shenjën israelite në pasaportën tuaj, juve do t’ju mohohet hyrja. Gjithashtu duhet të keni një letër rekomandimi që duhet të ketë vlerë së paku edhe gjashtë muaj në pasaportën tuaj. /Lajmi.net/