10 veçoritë më të mira të Windows 10

Sistemi i ri operativ i Microsoft, Windows 10, u lansua dje dhe tani ne i kemi detajet e plota mbi të.

Auto & Tek

30/07/2015 11:04

Më poshtë mund të mësoni për 10 veçoritë më të mira të Windows 10:

1. Ndërfaqja e Windows 10 për përdoruesit është e projektuar për të punuar mirë me pajisje me ekran me prekje të tillë si tabletë apo celularë dhe kompjuterë personal të vjetër me mi dhe tastierë.

Windows 10

2. Veçoria “Continuum” i lejon pajisjet e tilla si tabletët Surface të kalojnë intuitivisht nga ekrani me prekje në tastierë.
02-windows10

3. Menyja e startit që ‘ra viktimë’ e ndryshimit të Microsoft për ‘pllakat e gjalla’ është rikthyer përsëri në vendin e vet të njohur në këndin e majtë të poshtëm të ekranit por përdoruesit mund të zgjedhin që të hapen përsëri pllakat, transmeton Lajmi.net.
03-windows-10

4. “Windows Hello”, një sistem i ri biometrik i cili synon lehtësimin e hyrjes në sistemin operativ duke u larguar nga fjalëkalimet, do të jetë në dispozicion për disa pajisje.
04-windows-10

5. Asistenti digjital me zë Cortana e ndërtuar për celularë tani është edhe në Windows 10 për kompjuterë. Cortana bashkëpunon me motorin e kërkimit të Microsoft, Bing, për të gjetur fotografi, njerëz apo informacione të tjera që kërkoni.
05-windows-10

6. Shfletuesi i ri dhe më i shpejtë Edge zëvendëson Internet Explorer dhe punon së bashku me Cortana-n.
06-windows-10

7. Windows 10 ka një Qendër Veprimi ku njoftimet janë të organizuara dhe cilësimet mund të rregullohen sipas dëshirës.
07-windows-10

8. Një aplikacion i lejon përdoruesit të transmetojnë video lojërat nga Xbox në desktop apo kompjuterë laptop, potencialisht duke larguar detyrimin për ta përdorur një TV në shtëpi.
08-windows-10

9. Në anën tjetër, Windows 10 ka përmirësuar aplikacionet thelbësore për emaile, kalendar, fotografi dhe më shumë.
09-windows-10

10. Një sistem i përmirësuar i sigurisë është ndërtuar për ta mbrojtur më mirë pajisjen nga virusët dhe sulmet e tjera kibernetike. (Lajmi.net)
10-windows-10