10 ushqimet që duhet t’i konsumoni për një zemër të shëndoshë

Për një zemër të shëndoshë rol të madh luan ushqimi që konsumoni. American Heart Association ka sugjeruar një dietë të pasur me fruta dhe perime, drithëra, produkte të qumshtit me pak yndyrë, pulë, peshk dhe arra. Pra, nëse dëshironi të keni një zemër të shëndoshtë mjafton të shikoni listën e ushqimeve të sugjeruara nga specialistët.

Lifestyle

13/01/2016 21:42

Mollat

Mollat përmbajnë anti-inflamator dhe mund të ndihmojë për të parandaluar mpiksjen e gjakut. Molla përmban vitamina dhe fibra. Mjafton një mollë në ditë për një zemër të shëndoshë.

Advokado

vokado është e pasur me acide yndyrore, ashtu sikurse edhe vaji i ullirit dhe është i ngarkuar me vitamina që punojnë si antioksidantë në mbrojtjen e zemrës suaj, transmeton Gazeta Blic.

Perimet e gjelbërta

Perimet me gjethe jeshile janë të pasura me vitamine, minerale dhe fibra. Perimet e gjelbërta ju ndihmojnë gjithashtu për një kujtesë më të mirë. Të gjitha perimet e gjelbërta janë mbrojnë zemrën tuaj.

Tërshëra

Tërshëra përmban një lloj fibre që ndihmon në uljen e kolesterolit, gjithashtu ndihmon edhe për sistemin e tretjes.

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës duke ulur nivelet e kolesterolit dhe është përbërës kryesorë në dietën mesdhetare. Vajin e ullirit përdoreni në gatim dhe në sallata të ndryshme, transmeton Gazeta Blic.

Vera e kuqe

Vera e kuqe është e mirë për zemër. Studimet dëshmojnë se për një zemër të shëndoshë duhet të konsumoni një gotë verë të kuqe në ditë.

Salmon

Salmon është një burim i shkëlqyer i acideve omega-3 që mbrojnë zemrën tuaj duke zvogëluar inflamacionin. Për një zemër të shëndoshë se paku një herë në javë duhet të konsumoni peshk salmon. Peshkun salmon mund ta përgadisni edhe nëpër sallata të ndryshme.

Domatet dhe produketet e domateve

Domate janë të mbushura me vitamina, të cilat lidhen ngushtë me reduktimin e sëmundjeve të zemrës. Domatet mund t’i përdorni në secilin vakt.

Arrat

Arrat përmbajnë yndyrë, vitamin E dhe kanë substanca tjera që ndihmojnë për të mbajtur në kontroll nivelin e kolesterolit. Arrat janë të veçantë, sepse ata janë gjithashtu një burim i mirë i acideve omega-3 yndyrore me bazë bimore, transmeton Gazeta Blic.

Drithërat

Drithërat ofrojnë vitamina, minerale dhe fibra dhe që të trija këto ndihmojnë për një zemër të shëndoshë. /Gazeta Blic/