10 ushqime kundër erës së keqe të gojës

Studiuesit kanë përpiluar një listë me ushqimet e rekomanduara për shmangien e erës së keqe të gojës, hidratimin e trupit, si dhe përmirësimin e sistemit tretës

Lifestyle

28/11/2017 19:21

Era e keqe e gojës është një shqetësim i shpeshtë, prej të cilit, sipas ekspertëve, vuajnë një në katër persona. Ndër shkaqet kryesore nuk është vetëm duhanpirja dhe higjiena e keqe orale. Era e keqe e gojës varet edhe nga ushqimi që ne konsumojmë.

Ajo çfarë ne hamë mund të influencojë në erën e keqe të gojës, duke e rënduar dhe duke e bërë të padurueshme.

Problemi

Mbetjet e ushqimore në dhëmbë lejojnë bakteret e pranishme në gojë të aktivizojnë një transformim metabolik dhe pastaj një shpërbërje të ushqimit përgjegjës për zhvillimin e komponimeve të përgjegjshme për erën e keqe. Ndaj dhe për të pasur një frymëmarrje të freskët dhe aromatike është e këshillueshme ndjekja e një diete ushqimore të shëndetshme dhe të ekuilibruar.

E cila, përveç të qenit mik i linjave dhe shëndetit, stimulon prodhimin e pështymës duke ndihmuar në reduktimin e efektit të acideve. Gjithashtu, këshillohet pirja e shumtë e ujit gjatë gjithë ditës, gjë që ndihmon për të mbajtur gojën e hidratuar dhe të oksigjenuar.

Në të njëjtën kohë konsumimi i ujit ndihmon në detoksifikimin e trupit dhe përmirësimin e sistemit tretës. Ndaj dhe studiuesit kanë përpiluar një listë me ushqimet e rekomanduara për shmangien e erës së keqe të gojës, hidratimin e trupit, si dhe përmirësimin e sistemit tretës.

Kungujt
Çaj jeshil
Qershi
Legumet
Dardha
Koperi
Karafili
Jogurti
Limoni
Dridhërat.