10 transferimet më të shtrenjta të janarit

Chelsea ka zyrtarizuar transferimin e Christian Pulisic nga Borussia Dortmund.

Sport

02/01/2019 23:55

‘Blutë e Londrës’ kanë paguar hiq më pak se 64 milionë euro për talentin amerikan.

Me transferimin 64 milionësh, Pulisic hyn në mesin e dhjetë transferimeve më të shtrenjta të afatit kalimtar të janarit.

Pulisic me këtë çmim, renditet si lojtari i gjashtë më i shtrenjtë në janar, në listën që kryesohet nga Philippe Coutinho, që dimrin e kaluar për 120 milionë euro nga Liverpool kaloi te Barcelona.

10 transferimet më të shtrenjta të janarit:

Philippe Coutinho: 120 milionë euro nga Liverpool te Barcelona

Virgil van Dijk: 78 milionë euro nga Southampton te Liverpool

Diego Costa: 55 milionë euro + 10 mln bonuse nga Chelsea te Atletico Madrid

Aymeric Laporte: 65 milionë nga Athletico Bilbao te Man City

Christian Pulisic: 64 milionë euro nga Dortmund te Chelsea

Pierre Emerick – Aubameyang: Nga Dortmund te Arsenal

Oscar: 60 milionë euro nga Chelsea te Shanghai SIPG

Fernando Torres: 58 milionë euro nga Liverpool te Chelsea

Alex Teixeira: 50 milionë euro nga Shakhtar Dontesk te Jiangsu Suning

Juan Mata: 45 milionë euro nga Chelsea te Manchester United./Lajmi.net/