10 ‘tradhtarët’ që luajtën për Juventusin, Milanin dhe Interin, secili më super yll se tjetri

Leonardo Bonucci e ka kompletuar transferimin e tij te Milani dhe është futur në histori si futbollisti i dhjetë që do të jetë pjesë e tri skuadrave më të mëdha italiane përfshirë dhe Juventusin dhe Interin.

Sport

15/07/2017 21:57

Tri klubet e mëdha dhe me shumë histori i kanë fituar më shumë se 60 për qind të Scudettove në Itali.

Edhe pse ka rivalitet të madh mes tri klubeve, transferimit mes tyre nuk mungojnë.

Bonucci nuk është lojtari i pari që e bënë këtë, pasi edhe emra më të mëdhenj se ai kanë bërë një gjë të tillë.

Më poshtë i gjenin nëntë emra (pa Bonuccin) që kanë qenë Bianconer, Nerazzurr dhe Rossoner. /Telegrafi/

Andrea Pirlo [Inter 1998-2001, Milan 2001-11, Juventus 2011-15]

Edgar Davids [Milan 1996-97, Juventus 1997-2004, Inter 2004-05]

Zlatan Ibrahimovic [Juventus 2004-06, Inter 2006-09, Milan 2010-12]

Roberto Baggio [Juventus 1990-95, Milan 1995-97, Inter 1998-2000]

Christian Vieri [Juventus 1996-97, Inter 1999-2005, Milan 2005-06]

Aldo Serena [Inter 1978-79, 81-82, 83-84, 87-91, Milan 1982-83, 1991-93, Juventus 1985-87]

Enrico Candiani [Inter 1937-46, Juventus 1946-47, Milan 1949-50]

Patrick Vieira [Milan 1995-96, Juventus 2005-06, Inter 2006-10]

Giuseppe Meazza [Inter 1927-40, 46-47, Milan 1940-42, Juventus 1942-43]