10 thënjet më të fuqishme të Mahatma Gandhi-t

Gandi konsiderohet si njëri nga personalitetet e rralla në historinë e humanizmit dhe politikës botërore. Filozofia e tij politike ka qenë inspirim edhe për shqiptarët e viteve 90-ta, shkruan lajmi.net

Fun

06/08/2015 23:42

Mahatma Gandhi ka qenë njëri që ka lënë shumë mesazhe të fuqishme për njerëzimin para se të vdiste. Më poshtë është një listë prej 10 thënieve të tij më të fuqishme dhe më të mençura. Mirëpo, para se të lexoni, keni parasysh se ndonëse është shume e lehtë t’i memorizoni këto dhe të tjera thënie të mençura, është më e vështirë vënia e tyre në praktikë.

Andaj, përveç leximit, përpiquni që të reflektoni në secilën prej këtyre thënieve, dhe mendoni se si mund ti praktikoni ato në jetën e juaj.

  1. Bëhu ndryshimi që dëshironi të shihni në botë.
  2. Ajo çfarë mendoni, ju bëheni.
  3. Aty ku ka dashuri, ka edhe jetë.
  4. Mëso sikur do të jetoni përgjithmonë.
  5. Shëndeti është pasuria e juaj e vërtetë.
  6. Mbani sens humori.
  7. Jeta juaj është mesazhi juaj.
  8. Veprimet tregojnë prioritetet.
  9. Madhështia jonë qëndron në atë se ne jemi në gjendje të ndryshojmë/përmirësojmë vetveten.
  10. Qëndro në shërbim të të tjerëve.