10 telefonat më popullorë të javës

Një tjetër javë ka kaluar dhe tani është koha për grafikun e përjavshëm të 10 telefonave më popullorë. Grafiku i 10 telefonave më trendi përmban një listë të pajisjeve që kanë pasur një shikueshmëri të lartë tek GSMArena. Grafiku përfaqëson interesimin e pjesës më të madhe të vizitorëve tek uebsajti kushtuar teknologjisë, GSMArena.

Auto & Tek

10/08/2015 14:43

Javën e kaluar u prezantuan disa pajisje të reja, sidomos nga Sony dhe Asus. Evente të tilla zakonisht sjellin ndryshime tek grafiku i 10 telefonave më popullorë, por çuditërisht, asnjë nga këta telefona të rinj nuk bën pjesë në listën e kësaj jave.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se nuk kemi ndryshime në listë. Dy vendet e para në listë vazhdojnë të zihen nga Motorola Moto G (gjenerata e tretë) dhe OnePlus 2, ndërsa pas tyre vjen Galaxy Grand Prime.

Lenovo K3 Note dhe Micromax Canvas Sliver 5 kanë rënë disa pozicione poshtë këtë javë. Të dyja pajisjet kanë qenë ndër vendet e para për disa javë rresht, po tani ka filluar të bie popullariteti i tyre. Lenovo gjendet në vend të gjashtë, ndërsa Micromax ka rënë në vend të nëntë, nga vendi i tretë që ishte javës së kaluar.

Pjesa tjetër e listës zihet si zakonisht nga pajisjet e Samsung-ut, si Galaxy Grand Prime në vend të tretë, Galaxy S6 në vend të katërt, Galaxy A8 në vend të pestë, Galaxy A5 në vend të tetë dhe Galaxy E7 që mbyll listën e kësaj jave.

Asus Zenfone 2 vazhdon të jetë pjesë e listës edhe këtë javë, ndoshta për shkak të tre pajisjeve të reja që Asus shtoi tek seritë Zenfone. Ky telefon është listuar në vend të shtatë./krokodili.al