10 të vdekur në stacionin e metros në Bruksel (Foto)

Brukseil është zgjuar me shpërthime të fuqishme, pas dy të tillave në aeroportin Zaventen ku së paku 13 janë vdekur dhe dhjetra të tjerë janë gjymtuar, shpërthim tjetër goditi stacionin e metros në këtë qytet.

Bota

22/03/2016 10:33

Mediat raportuar se në aeroport ishte sulm vetëvrasës, janë dëgjuar britma në gjuhën arabe paraprakisht dhe të shtëna.

Ndërsa shpërthimi që ndodhi në stacionin Maelbeek, vend ky që ndodhet krejt pranë institucioneve të BE-së, zjarrfikësit raportojnë se tashmë janë gjetur 10 persona të vdekur.

Mediat si Reuters dhe të tjera raportojnë se përforcime janë dërguar në Paris, Frankfurt edhe Londër, në stacionet e metros së këtyre vendeve dhe në aeroporte./ Lajmi.net

shpertttt