10 të mirat e çokollatës

Ata që duan të dobësohen e heqin nga dieta e tyre për të humbur peshë, por ekspertët po thonë që çokollata, në fakt, është e mirë për ju.

Lifestyle

13/01/2018 23:57

Po flasim për çokollatën e zezë, për të cilën, ekspertët e BBC, kanë renditur 10 gjëra pozitive nëse konsumohet me moderim.

Kakaoja ka flavonoid, që ul tensionin e gjakut
42 gramë çokollatë në ditë e bëjnë më të lumtur një person
Çokollata shmang problemet e mëlçisë, duke përmirësuar qarkullimin e gjakut në këtë organ
Nxit kolesterolin e mirë falë nivelit të lartë të polifenolit
Efekti i mirë në qarkullimin e gjakut e mban zemrën të shëndetshme
Sipas një studimi norvegjez, i bën mirë truritI bën mirë
Ata që hanë çokollatë disa herë në javë, janë më elegantë
Zvicra është vendi që konsumon më shumë çokollatë dhe ka më shumë çmime Nobel
70 gramë çokollatë në ditë përmirësojnë venat e gjakut
Mbron lëkurën nga dielli.