10 të dyshuar ende në burg për keqpërdorim të fondit të papunësisë

Në mesin e të pandehurve ka mjaft shqiptarë, sikurse nga ana e ndërmarrësve si dhe një sindikalist

Bota

27/07/2017 14:47

Hetimi rreth mashtrimit masiv në kurriz të fondit të papunësisë së kantonit Vaud është duke u munduar të punojë sa më shumë, tha të mërkurën prokurori. Dhjetë të pandehurit janë ende në paraburgim.

I shpallur për publik në fund të prillit, hetimi i kryer në fushën e ndërtimit ka filluar në verën e vitit 2016.

Aktualisht, dhjetë të pandehurit janë ende në paraburgim dhe kërkesat për zgjatje të paraburgimit tashmë janë paraqitur në Gjykatën e përmasave shtrënguese, shpjegon prokurori, njofton albinfo.ch.

Hetimet mbulojnë pagesën e tepruar të kompensimit në rast të paaftësisë. Qindra punëtorë janë raportuar në mënyrë të paligjshme që nga viti 2013 pranë fondit të papunësisë në kantonin Vaud, për të marrë para pas falimentimit të kompanive të tyre.

Dy sindikalistë ende në burg

“Një person lehtësues i kësaj procedure dhe pjesëmarrës i kryerjes së veprës” u arrestua gjithashtu më vonë, tregon prokurori.

Përveç patronëve të firmave, dy sindikalistë janë ende prapa hekurave. “Njëri prej tyre është një lidhje thelbësore e skemës mashtruese. Çdo gjë konvergjon për të thënë se ai është i përfshirë në këtë drejtim. Sa për tjetrin, hetimi ka për të matur shkallën e përfshirjes së tij”.