10 sulme për 18 muaj, Franca po përjeton ferrin nga terroristët

Franca ka qenë nën gjendje të jashtëzakonshme që nga viti 2015 dhe ka pësuar një valë të sulmeve terroriste që lanë të vrarë më shumë se 230 persona në dy vitet e fundit.

Bota

22/04/2017 09:33

Sulmet terroriste në Nicë, kur një shofer kamioni la të vdekur 84 persona gjatë festës Dita Bastille, bëri që ky është sulmi më i madh terrorist në historinë e Francës.

Janar 2015 sulmi në redaksinë e “Charlie Hebdo”

Të shtënat me armë zjarri në zyrat e revistës satirike “Charlie Hebdo”, më 7 janar, lanë të vrarë 12 persona përfshirë edhe dy policë, transmeton lajmi.net.

Sulmuesit gjatë sulmit i bëri thirrje islamiste. Sipas versionit zyrtarë, motivi për sulmin ishte hakmarrje për karikaturat e Profetit Muhamed në gazetë.

Në të njëjtën ditë, bashkëpunëtori i terroristëve Amedi Coulibaly, qëlloi një njëri afër shtëpisë së tij, i cili mbijetoi. po i njëjti të nesërmen qëlloi një polic dhe plagosi disa kalimtarë. 9 janar u mbanë peng disa persona në një supermarket. Terroristët u vranë gjatë një operacioni të policisë franceze. Mirëpo, gjatë këtij operacioni policor mbetën të vrarë katër persona.

3 shkurt 2015, sulmi në Nicë në qendrën hebraike

Një person i cili kishte lidhje me terroristët në Paris më thike sulmoi rojet e sigurisë në qendrën hebreje në Nicë, tre persona u plagosën.

Më 19 prill 2015, tentim për sulm ndaj kishave

Algjeriani Sid Ahmed Glam, kishte planifikuar sulme ndaj disa kishave në Paris. Ai goditi një vajzë franceze me makinë, kështu ai aksidentalisht plagosi vetën në këmbë. Më pas u arrestua nga policia dhe ju gjet një sasi e madhe e armëve. Përveç kësaj policia gjeti fakte se personi në fjalë kishte marr urdhra nga Siria që të organizonte sulme në kisha.

26 qershor 2015, sulm terrorist në fabrikën kimike

Francezi Jasin Sali, i preu kokën shefit të tij dhe në rrobat e tij u gjet një deklaratë myslimane. Deri sa ishte në fabrikë ai tentoi të kryente sulm me gaz, mirëpo policia franceze arriti ta arrestonte. Në fund të vitit 2015, ka kryer vetëvrasje në burg.

21 gusht 2015, sulmi në tren

Moroccan Ayub Hazan, i  armatosur me armë, thikë dhe “Kallashnikov”, u përpoq që të hapte zjarr në tren Talis në rrugën e tij nga Amsterdami për në Paris . Hazan hipi në tren në Belgjikë. Në sulm mbetën disa të plagosur.

13 nëntor 2015, sulmi në Paris

Sulmi më i madh terrorist në historinë e Francës është kryer nga përkrahësit e ISIS të cilat ishin të koordinuara me islamistët belge. Në një seri të sulmeve u vrarë 130 njerëz dhe më shumë se 350 u plagosën. Anëtarë të së njëjtës qelizë terroriste më 22 mars të vitit 2016 kanë shpërthyer një seri bombash në Bruksel, transmeton lajmi.net.

1 janar 2016, Valence, sulm ndaj ushtarëve në xhami

Francezi me origjinë tuniziane duke drejtuar makinën e tij qëlloi katër ushtarë që po ruanin një xhami në qytetin e Valence. Gjatë sulmit terroristi bërtiti “Allahu Akhbar”. Ushtarët hapën zjarr. Në incidentin, askush nuk u vra dhe shoferi u arrestua. Ai i tha policisë, se donte të vriste ushtarët për shkak se këta njerëz duhet vdesin, ai shpresonte se do vritej në sulm.

Policia arriti në përfundimin se krimineli ka vepruar i vetëm, por është në kompjuterin e tij u gjetën një numër i madh materiale ekstremiste – kryesisht fotografi me parulla islamike.

7 janar 2016, Paris, sulmi ndaj policisë

Në përvjetorin e sulmit ndaj “Charlie Hebdo” një person i armatosur me hanxhar dhe eksploziv në trupin e tij ka sulmuar rojet e stacionit policor në rrethinën e Parisit, sulmuesi u vra para se të lëndonte ndonjë polic. Në rrobat e tij policia kishte gjetur deklaratën se ai ishte betuar për ISIS-in.

13 qershor 2016, sulm ‘online’ në familjen e policit

Një shtetas francez me origjinës marokene sulmoi një polic me thikë pranë shtëpisë së tij në periferi të Parisit, Manjavilu, atëherë mbajti peng gruan e policit të cilën më pas e vrau. Përmes një transmetimi të drejtpërdrejtë në Facebook, terroristi pranoi vrasjen e dyfishtë dhe tha se besimtarët e ISIS do të godasin në “European Football Championship 2016” i cili do të kthehet në një “varrezë”. Pas disa përpjekjeve  për negocimit (terroristi mbajti peng tre vjeçarin, djalin e madh të policit i cili ka shpëtuar pa lëndime) terrorist u qëllua gjatë bastisjes së shtëpisë.

14 korrik 2016 sulmi terrorist në Nicë

Një kamion iu drejtuar turmë së njerëzve gjatë një feste në Francë. Kamionin e ngiste një shtetas i Tunizisë, por që jetonte në Francë prej kohësh. Kamioni kaloi një gjatësi prej 1.8 kilometrash përgjatë shëtitores mbushur me njerëz në mënyrë që, sipas pohimit të policisë franceze, shoferi në një rrugë sa më të shkurtër të vriste sa më shume kalimtarët. Në sulm u vrarë të paktën 84 persona.

20 prill 2016, sulmi ndaj policisë në ‘Champs Elysees’

Një polic u vra dhe dy të tjetër u plagos në një incident me të shtëna në Paris. Në këtë sulm u vra edhe njeri nga sulmuesit e policisë.

Person qëlloi mbi policinë në bulevardit ‘Champs-Elysées’, kjo ndodhi vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve presidenciale në Francës.

Sulmet e njëpasnjëshme që ndodhen për 18 muaj në Francë kanë bërë që ky vend të jetë më i rrezikshmi si për të jetuar ashtu edhe për t’u vizituar. Gjithashtu vendi çdo ditë e më shumë po shton forcat e sigurisë së lartë, por si duket parandalimi i sulmeve terroriste është i pashmangshëm. /Lajmi.net/