10 skuadrat me më së shumti gola të shënuara në Ligën e Kampionëve

Real Madrid është skuadra që ka shënuar më së shumti gola në Ligën e Kampionëve.

Sport

27/10/2017 22:50

Skuadra mbretërore që është skuadra më e suksesshme në histori të garave evropiane, në 22 prezenca në këtë garë ka shënuar 510 gola, në vetëm 241 paraqitje.

‘Los Blancos’ kanë lënë pas Barcelonën me 4++ gola të shënuara në 226 ndeshje.

Në vendin e tretë renditet Bayern Munich, me 421 gola në 234 paraqitje, për të vazhduar Manchester United me 358 gola në 209 paraqitje dhe Arsenal renditet në vendin e pestë me 281 gola në 177 ndeshje.

Skuadrat që bëjnë renditjen nga vendi i gjashtë deri tek dhjeta, janë:

Juventus, 268 gola në 173 ndeshje.

Chelsea, 260 gola në 151 ndeshje.

Milan, 220 gola në 158 ndeshje.

Porto, 219 gola në 167 ndeshje.

Lyon, 187 gola në 118 ndeshje./Lajmi.net/