10 shkaqet kryesore të rënies së flokëve

Një dietë e varfër ushqimore, medikamente të caktuara, probleme të ndryshme shëndetësore e shumë faktorë të tjerë të brendshëm apo të jashtëm mund të jenë arsye përse në një moment të caktuar të fillojnë t’ju bien flokë më shumë se zakonisht.

Lifestyle

28/12/2017 15:03

Është mëse normale që një gruaje t’i bien deri në 100 fije flokë në ditë, por nëse mendoni se ju keni rënie më të theksuar duhet të gjeni arsyen e vërtetë që jua shkakton këtë gjë në mënyrë që ta trajtoni.

Çdo lloj traume fizike apo emocionale si për shembull një operacion, një aksident apo një sëmundje mund të shkaktojnë rënie të përkohshme të flokëve.

Shtatzënia është një ndër shkaqet kryesore të rënies së flokëve. Çekuilibrimi hormonal ndikon drejtëpërdrejtë në shëndetin e flokëve

Mbidozat e vitaminës A shkaktojnë rënie floku
Mungesë proteinash. Nëse regjimi juaj shqimor nuk përmban sasinë e duhur të proteinave që kërkon trupi, mund të ndesheni me tufa flokësh nëpër shtëpi.

Anemia është një ndër sëmundjet që ndikon drejtëpërdrejtë në rënien e flokëve.

Mungesë të vitaminës B. Nëse mbidoza e vitaminës A ju shkakton probleme, defiçitet e vitaminës B mund t’ju shkaktojnë të njëjtin problem.

Lupus, një sëmundje auto-imune mund të shkaktojë gjithashtu renie flokësh.
Rënia drastike në peshë mund të shoqerohet gjithashtu me rënie flokësh.

Medikamentet të ndryshme si antidepresantët apo pilulat e dobësimit kanë efekt negativ në shendetin e flokëve.