10 shenja për ta zbuluar nëse ai të do

Ju frekuentoheni qe një kohë. Pas një darke në restorant apo një kafeje, pas një shkuarje në kinema apo një shëtitjeje, dalë ngadalë ai të ka rrëmbyer. Para se të lëshohesh dhe t’i thuash ato që ndien për të, duhet të jesh e sigurt se të dy i keni të njëjtat ndjenja. Meshkujt, megjithatë, nuk…

Lifestyle

03/02/2014 08:15

Ju frekuentoheni qe një kohë. Pas një darke në restorant apo një kafeje, pas një shkuarje në kinema apo një shëtitjeje, dalë ngadalë ai të ka rrëmbyer.

Para se të lëshohesh dhe t’i thuash ato që ndien për të, duhet të jesh e sigurt se të dy i keni të njëjtat ndjenja. Meshkujt, megjithatë, nuk dorëzohen lehtë, kështu që është e kotë të presësh deklarata të mëdha dashurie nga ta.

Dëshiron ta dish nëse edhe në të është futur në palcë dashuria dhe se i rrahë zemra për ty? Më poshtë mund t’i shihni 10 shenjat, të cilat ta zbulojnë nëse atij ia ndien për ty!

Të prezanton para shoqërisë

Nëse nuk fshihet kur është me ty, por në të kundërtën, të prezanton me njerëzit të cilëve ua do të mirën (miqve, familjes etj), është sepse je e rëndësishme për të.

Në momentin kur ai të njofton me shoqërinë, atëherë mund të ndihesh lirisht pjesë e tij. E kur të dërgon në shtëpi për t’u njohur me prindërit, ky është ‘kapaku’.

E projektoni një të ardhme së bashku

Edhe pse nuk flisni për martesë apo fëmijë, fakti se i planifikoni disa gjëra së bashku (pushimet, një vikend) nënkupton se nuk ka frikë për lidhjen tuaj, apo më mirë, duket se e imagjinon një zhvillim pozitiv në të ardhmen.

Siç thoshte Saint-Exupéry: “Të dashurosh nuk nënkupton ta shikoni njëri tjetrin. Të duash do të thotë ta shikoni së bashku në të njëjtin drejtim”. Duke pranuar për të folur për të ardhmen, është një mënyrë që të hapet me ty dhe të t’i zbulojë ndjenjat e tij.

Të merr për dore

Gjatë shëtitjeve dhe daljeve tua, i pëlqen të ta kap dorën. Sipas Lubomir Lamy, profesor i psikologjisë sociale, daljet dorë për dore simbolizojnë një afërsi.

Kjo do të thotë se dy persona shndërrohen në një çift. Nëse ta kap dorën derisa jeni në rrugë, kjo sipas të gjitha gjasave do të thotë se tashmë ti i takon atij.

Nuk të lëndon me fjalë

E ke ftuar për darkë dhe ke harruar ta heqësh tortën nga furra me kohë… Je e shokuar, por në të njëjtën kohë në ekstazë për faktin se i dashuri yt i ri e bën ‘mizën bullë’ pa ndonjë arsye bindse.

Por, nëse i dashuri juaj nuk thotë kurrë gjëra që të lëndojnë, do të thotë se të do. Nëse gjysma e jote të do, mund të të kritikojë paksa, por kurrë të të lëndojë kur bën ndonjë gabim.

Të thotë se je e bukur

Edhe pse nuk të konsideron top modele, partneri yt nuk heziton të të thotë se po dukesh bukur, dhe mos mendoni se kjo ndodh sepse dashuria të verbon.

Nëse dukesh bukur dhe ta thotë, është e sigurt se ai të do. Në këto raste, meshkujt e heqin qafe krenarinë dhe e thonë atë që e ndiejnë.

I mungon

Nëse nuk mund të rrijë 3 ditë pa të telefonuar, do të thotë se i mungon, dhe kjo është një shenjë e mirë!

Një mashkull që provon ndjenja për ty, të thërret pa ndonjë motiv të vërtetë, por vetëm për të ta dhënë një përshëndetje apo për t’u njoftuar me risitë tua.

I zgjerohen bebëzat e syrit

Sipas profesor Lubomir Lamy, ekspert i psikologjisë sociale, bebëzat e syrit tonë zgjerohen, kur ndjejmë tërheqje për dikë.

Nëse edhe ty të ndodh, sidomos në fillim të lidhjes, është një shenjë se je vërtetë e interesuar për të.

Toni i zërit të tij

Edhe zëri mund ta zbulojë dashurinë. Toni i zërit dhe intonacioni mund ta tregojnë interesimin e një mashkulli për një femër. Kur dëshuron t’i afrohet dhe ta fituar besimin e saj, zëri i tij bëhet më i rëndë dhe më i ëmbël.

Një zë i ngrohtë padyshim reflekton në zemër dhe në ndjenja. Dashuria është e ngrohtë, ndërsa urrejtja dhe indiferenca janë të ftohta.

Kështu që, duhet të jesh e vëmendshme në intonacionin e zërit të tij dhe ta shikosh se si ndërron toni i zërit të tij, kur të flet për gjëra intime.

Deklarata e dashurisë

Atij i nevojitet pak kohë dhe ti ja bën vetes një pyetje të vështirë. Përse femrat dashurohen më shpejtë se meshkujt? Rreziku? Që ndjenjat tuaja nuk janë sinkronizuar si duhet.

Ju mund ta bëni një pyetje të cilën ju intereson ta dini. Por, bëni kujdes kur ja kërkoni për herë të parë nëse të do. E para, kujtoje se meshkujt nuk ndihen fort rehat me ndjenjat e tyre dhe vihen në vështirësi për t’i shprehur ato.

Kështu që, në vend se t’ia bëni pyetjen e drejtpërdrejtë, ju mundohuni ta trajnoni atë, për ta inkurajuar që t’i shfaq ndjenjat që ka. Ndër të tjera, duhet të kesh besim të madh në të, për të besuar në përgjigjen e tij.

Gjithashtu, duhet të jesh e përgatitur për një PO dhe për një JO, duke e pranuar idenë se përgjigja, çfarëdo të jetë, do të të ndihmojë që ta kuptosh se çka nënkupton lidhja e juaj për të.

Nuk të tradhton

Mund të duket një banalitet, por nuk është gjithmonë në natyrën e mashkullit të jetë besnik, mbi të gjitha në një lidhje e cila nuk ka shumë kohë që ka nisur.

Ai duhet t’i ndalë instiktet e tij dhe të jetë njeriu i një femre të vetme, për të mos e bërë atë të vuajë dhe për të mos rrezikuar që ta humbasë. Shenjat e pabesisë janë shpesh të qarta dhe meshkujt e pabesë është lehtë që të njihen.

Mirëpo, nëse nuk të tradhton, apo të paktën duket i painteresuar për femrat tjera dhe i lumtur vetëm me ty, mund të jesh e sigurt se të vlerëson shumë dhe dëshiron të të ketë vetëm ty.