10 ritualet më të bizarre martesore në vende të ndryshme të botës |FOTO|

Martesa është një rast i veçantë por edhe univerzal, në secilën traditë vjen me një listë të gjatë të ritualeve dhe traditave. Në shumë kultura, përgatitjet për dasmën përfshijnë: rezervimi i hapësirës, fustani i martesës, ftesa për mysafirët etj. Por ritualet në vazhdim janë të çuditshme e disa ndoshta edhe bizarre, por na e rikujton të gjithë neve se sa e lloj-llojshme është bota.

Lajme

26/08/2015 12:00

 

Këto janë top 10 ritualet bizarre të dasmave nga vende të ndryshme të botës, të cilat shkojnë përtej fustanit dhe vellos. /lajmi.net

10. Rituali i qajtjes, populli Tujia – Kinë
Në popullin Tujia fillojnë të përgatiten për dasëm 30 ditë para ditës së dasmës, këto
30 ditë kalohen duke qajtur. Nusja çdo ditë duhet të qaj nga një orë.
Crying Marriage Custom
9. Tradita e puthjes – Suedi
Puthje jo vetëm mes çiftit, kjo traditë lejon që secili nga mysafirët mund t’a puthë
nusen apo dhëndrrin.
Bizarre Wedding Rituals
8. Pështymja në nusen – Fisi Massai, Kenia
Me siguri se ky është një nga ritualet më bizarre të fisit Massai në Kenia të Afrikës.
Koka e nuses rruhet dhe lyhet me yndyrë të deles, e pastaj pështyhet në të – pështymja
në shumë vende është gjest nënqmimi por tek Massait e Kenias ky gjest besohet se
sjellë fat dhe pasuri.
Bride Head and Breast

7. Tradita Kumbh Vivah – Indi
Kjo traditë e dasmave në Indi aplikohet me bindjen se fatkeqësitë që mund t’i ndodhin
çiftit si vdekja, apo edhe probleme të tjera mund të largohen dhe parandalohen me anë
të aplikimit të kësaj tradite, nusja futet në një vend ku martohet me një zot
imagjinar, dhe pasi përfundon kjo traditë ajo del jashtë dhe martohet me partnerin e
saj.
Kumbh Vivah
6. Rrahja e këmbës së dhëndrrit – Kore e Jugut
Ky ritual zhvillohet pas ceremonisës së dasmës, ku dhëndrrit i lidhen këmbët dhe goditen me një lloj peshku. Qëllimi i këtij rituali është që të testohet forca dhe durimi i dhëndrrit, si dhe gjatë këtij rituali dhëndrrit i bëhen pyetje të ndryshme duke testuar njohuritë e tij.
Bizarre Wedding Rituals
5. Bartja e nuses në shpinë për të kaluar pragun
Ky ritual nuk është i ri, daton shumë shekuj prapa dhe ka origjina të ndryshme. Por besohet se ka filluar në Evropën Mesjetare, ku besohej se nusja më shumë i ekspozohej të këqijave kështu që për t’ju shmangur atyre, dhe mënyra për t’ju shmangur kontaktit me tokën ishte bartja në shpinë nga dhëndrri.
carrying the bride
4. Vrasja e fantazmave duke u martuar me një kafshë, Indi
Në pjesë të ndryshme të Indisë besohet se fantazmat jetojnë në trupa të njerzve. E veçanërisht vajzat të cilat lindin me një dhëmb besohet të jenë të pushtuara nga fantazmat, dhe e vetmja mënyrë për të larguar këtë lloj mallkimi është martesa me një kafshë, e pastaj me një njeri.
Marrying Animals India
3. Ndytja e nuses, Skoci
Ky ritual është një ritual shumë i vjetër në Skoci, dhe është pjesë e një rituali të gjerë të para martesës ku nusja merret në befasi dhe miqtë e saj hedhin mbi të mbeturina të ndryshme dhe e mbulojnë të tërën, edhe ky ritual ka si qëllim largimin e shpirtrave të këqinj nga trupi i nuses.
Blackening the Bride
2. Grabitja e nuses – Kirgistan
Kjo praktikë ndodhë kur dhëndrri pranon përgjigjen e nuses për t’u martuar, shpeshherë dhëndrri shoqërohet nga meshkuj të familjes së tij, ku shkojnë dhe e kidnapojnë nusen duke e sjellur në shtëpi të dhëndrrit dhe mbyllur në një dhomë derisa femrat e shtëpisë arrijnë në dhomë për ta përgatitur për dasmë.
Kidnapping Brides
1. Vallëzimi me para (mysafirët paguajnë që të kërcejnë me nusen)
Ky ritual është i shprehur në kultura dhe tradita të ndryshme, dhe thuhet se ka filluar në Poloni rreth vitit 1990. Gjatë vallëzimeve, mysafirët meshkuj paguajnë që të kërcejnë me nusen, dhe e njejta ndodhë edhe me mysafirët femra që duan të kërcejnë me dhëndrrin.
Dance with the Bride