10 rekordet që Ronaldo e ka shumë të vështirë t’i thyejë (FOTO)

Cristiano Ronaldo sot është emri më popullor në futboll.

Sport

08/06/2017 21:42

Të flasësh për të arriturat e tij, nevojitet jo pak kohë, ndoshta edhe muaj.

Katër herë fituesi i Topit të Artë, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në futboll, duke thyer rekorde të panumërta, duke fituar çdo trofe të mundshëm në aspektin e klubeve dhe individual, ndërsa me Portugalinë ka fituar Kampionatin Evropian.

Thjeshtë, ai është lindur për të thyer rekorde, këtë e tregon edhe shumë e transferimit të tij te Real Madrid nga Manchester United, për 94 milionë euro, që në vitin 2009, ishte rekord i ri në futboll, në tregun e transferimeve.

Por, në karrierën e tij Ronaldos i kanë mbetur edhe disa rekorde për t’i thyer, duke parë që ka arritur në moshën 32 vjeçare, vështirë të arrihen të gjitha, por duhet të rezervohemi edhe në këtë aspekt, sepse po flasim për Cristiano Ronaldon, djaloshin që nuk e njeh dorëzimin, djaloshin e vetëm që në këtë shekull ka arritur t’i bëjë ballë të arriturave të një ylli tjetër në futboll, Lionel Messit.

Më poshtë ju paraqesim 10 rekordet që si ka arritur akoma Cristiano Ronaldo:

 

1. Më së shumti gola për një klub të vetëm

Cristiano Ronaldo shënoi dy gola në fitoren 4:1 të Real Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit, për të shtuar në 406 numrin e golave të shënuara për skuadrën mbretërore.

Këto shifra bëhen të jashtëzakonshme kur dihet se këto gola i shënoi në vetëm 394 ndeshje.

Por pavarësisht kësaj, ai mbetet larg mbretit Pele, që për Santosin e tij të dashur gjatë karrierës ka shënuar 643 gola.

2. Më së shumti paraqitje për Real Madridin

Ronaldo në vitin 2016 ka nënshkruar kontratë të re pesë vjeçare me Real Madridin, gjë e cila e mban në ‘Santiago Bernabeu’ deri në vitin 2021, deri në moshën 36 vjeçare.

Por, me vetëm 294 paraqitje, fituesi i Topit të Artë mbetet larg Raul Gonzales, që në karrierën e tij ka regjistruar 550 paraqitje për Real Madridin.

3. Më së shumti gola në ligë

Ronaldo së fundi është bërë golashënuesi me më së shumti gola të shënuara në kuadër të gjashtë ligave më të forta evropiane, ku la pas legjendën e Chelsea dhe Tottenham, Jimmy Greaves.

Por, nëse llogaritën të gjitha elitat e futbollit, ai mbetet larg Peles, që në Brazil dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur të shënoi 541 gola.

4. Më së shumti gola në El Classico

Ronaldo është vetëm i treti me gola në ndeshjen më të madhe në futboll, në përballjet ‘El Clasico’ mes Real Madridit dhe Barcelonës me 16 gola të shënuara, pas Lionel Messit që ka shënuar 23 gola dhe legjendës Alfredo Di Stefano me 18 gola.

5. Më së shumti hattrik gjatë karrierës

Portugezi deri më tani për Real Madridin, Manchester Unitedin dhe në nivel të kombëtares, ka shënuar 47 hattrik, ai nuk mbetet shumë prapë një tjetër legjende të Real Madridit, Ferenc Puskas, që në karrierën 23 vjeçare ka shënuar 61 hattrik.

6. Më së shumti paraqitje për Real Madridin në Ligën e Kampionëve

Është shumë e mundshme që Cristiano Ronaldo ta përfundojë karrierën në Real Madrid, te skuadra që ka fituar gjithë trofetë e mundshëm.

Por katër herë fituesi i Topit të Artë, që me Real Madridin ka 88 paraqitje në Ligën e Kampionëve, do ta ketë vështirë ta arrijë Iker Casillasin, që prinë me 152 paraqitje.

7. Më së shumti gola në një sezon

Rivaliteti mes Ronaldos dhe Messit, e ka bërë edhe më interesant futbollin për adhuruesit e tij në këtë shekull, dhe padyshim se ata të dy konsiderohen si më të mëdhenjtë e historisë së futbollit.

Por, Ronaldo mbetet prapa Messit në garën me më së shumti gola gjatë një sezonit.

Ronaldo në sezonin 2014/2015  e ka përfunduar sezonin me 61 gola, ndërsa Messin mban rekordin botëror me 73 gola në sezonin 2011/2012.

8.Goli më i shpejtë në histori të Real Madridit

Rekordin për golin më të shpejtë në fanellën e Realit e mban legjenda kiliane Ivan Zamorano, që në vitin 1994 i pati shënuar Sevillas pas vetëm 12 sekondave.

9.Më së shumti gola në nivelin ndërkombëtarë

Nuk ka aktualisht futbollist evropian që në nivel ndërkombëtar ka shënuar gola më së shumti se Ronaldo, 71 për Portugalinë, por rekordi i përgjithshëm mbahet nga iranian Ali Daei, që ka shënuar 109.

10. Më së shumti gola në La Liga

Lionel Messi mban rekordin me më së shumti gola në La Liga, me 349 gola, në krahasim me Ronaldon që ka shënuar 285./Lajmi.net/