10 rastet më të tmerrshme të njerëzve të varrosur për së gjalli

Ideja e të varrosurit për së gjalli është një frikë universale. Të zgjohesh duke e gjetur veten të bllokuar nën tokë është pothuajse një dënim me vdekje.

Fun

18/10/2016 19:51

Këto histori janë tregime të mrekullueshme mbijetese dhe që tregojnë se sa është në gjendje të mbajë trupi i njeriut.

Philomele Jonetre

Philomele Jonetre, një 24-vjeçare franceze, ishte sëmurë nga kolera në vitin 1867. Pas iu dhanë ritet e fundit nga prifti kur ajo u deklarua e vdekur u vendos që të varrosej. Kur gropë-gërmuesit e futën arkivolin e Philomele në varr, pas një ore ata dëgjuan disa të trokitura.

Pasi e nxorën nga varri ata thirrën një mjek, që ishte i aftë ta bënte mirë atë pasi i dëgjoi të rrahurat e zemrës shumë të lehta. Ajo arriti të jetojë edhe një ditë, para se të vdiste realisht.

Burri nga Ferraz de Vasconelos

Një grua që jetonte në periferi të Sao Paulos, u shokua në vitin 2012 kur vizitoi varrin e familjes dhe u bë dëshmitare e një pamjeje vërtetë shokuese. Pranë varrit, ajo pa një njeri që po përpiqej të dilte nga varri i tij. Disa punëtorë arritën ta nxirrnin të gjithë personin nga gropa. Mjekët e dërguan në spital. Askush nuk e mori vesh se si përfundoi i varrosur për së gjalli, por policia arriti në përfundimin se atë e kishin rrahur gati për vdekje.

Foshnja nga Dongong e Kinës

Kur Lu Xiayun nga provinca Dongong e Kinës lindi fëmijën e saj, fëmija nuk jepte shenja jeta dhe të gjithë menduan se ishte i vdekur. Megjithatë bashkëshorti i Lu-së nuk u dorëzua dhe shkoi menjëherë të thërriste ambulancën. E ëma e Lu gjatë kësaj kohe varrosi fëmijën në oborr. Kur burri i Xiayn u kthye, ai e nxori fëmijën nga gropa dhe pa që kishte akoma shenja jete. Fëmija vdiq pas tre ditësh në spital pasi çifti nuk kishte para të paguante faturat.

Mike Meaney

Mike Meaney është pak ndryshe në këtë listë. Irlandezi varrosi veten për së gjalli për të bërë një lloj magjie. Ai qëndroi në gropë për 61 ditë, pa vdekur si dhe pa përfunduar në çmendinë gjithashtu. Meaney nuk është i vetmi që e ka performuar këtë akt.

Digger O’Dell u përpoq të thyente rekordin botëror të tij për të qëndruar më shumë se 61 ditë. Në arkivolin e tij Meanye bëri një vrimë që të mos vdiste nga dioksidi i karbonit. Nga kjo vrimë miqtë e tij i jepnin ujë dhe ushqim. Gjithashtu përdori syze që të mos i vriteshin sytë nga dielli. Ai njihet në librin e Rekordeve Gines.

Antony Britton

Ndërsa Mike Meaney-n e ndihmonin të gjithë dhe ishte në mbikëqyrje të plotë nga miqtë e tij, ka disa “magjistarë” të tjerë që arrijnë të dalin nga varret e tyre pa ndihmë.

Një prej tyre është Antony Britton i cili pothuajse humbi jetën në këtë numër. Ai u varros 2 metra nën tokë. Vendosi pranga, por në vend që të vendosej brenda një arkivoli, ai u fut direkt në dhe. 9 minuta pas varrimit Britton ishte ende nën tokë. Por ishte ekipi i tij që e nxori vetëm pak momente para se ai të vdiste. Britton më vonë tha se krahu i tij ishte bllokuar nga ngjeshja e togës. Aq shumë shtypëse ishte forca e dheut sa ai me zor kishte marrë frymë.

Foshnja nga Compton e Kalifornisë

Kur dy gra po bënin një shëtitje me biçikleta nëpër një shteg të Compton të Kalifornisë në nëntor të 2015-s, ata dëgjuan të qarat e një fëmijë që vinte nga nëntoka. Ato njoftuan policinë dhe oficerët zbuluan një foshnjë femër të vogël që ishte vendosur poshtë një grumbulli asfalti. Foshnja kishte lindur vetëm një ditë më parë. Policia arriti të identifikojë të ëmën të cilën e arrestuan për tentativë vrasjeje me qëllim. Tani fëmija gëzon shëndet të plotë.

Tom Guerin

Uria në Irlandë shkaktoi një sasi të madhe vdekjesh. Gërmuesit irlandezë e patën të vështirë të gjenin hapësirë të bollshme për të varrosur të gjithë trupat. Ata punonin aq shpejt sa ndonjëherë bënin dhe gabime.

Siç ishte rasti i djalit 3-vjeçar Tom Guerin, i cili u varros gabimisht për së gjalli, por arriti të mbijetonte. Guerin e morën për të vdekur dhe e varrosën, dhe gjatë varrimit, punëtorët i thyen pa dashje të dy këmbët e tij me lopatë, megjithatë ai arriti të dilte në sipërfaqe. Disa historianë mendojnë se punëtorët e kuptuan që Tom ishte gjallë pasi ulëriti nga dhimbjet kur ata i goditën këmbët me lopatë.

Foshnja në Tian Dong të Kinës

Në maj të vitit 2015, një grua po kalonte afër një varreze kur dëgjoi të qarat e një fëmije që vinin nga nëntoka. Ajo u afrua dhe pa një foshnjë të varrosur për së gjalli. Kur policia erdhi në vendngjarje ata e transportuan fëmijën në një spital. Historia që u zbulua më vonë ishte e tmerrshme. Fëmija kishte lindur me buzë të çarë dhe prandaj prindërit nuk donin ta rrisnin atë, dhe kështu e futën në një kuti karton dhe e dërguan në varreza.

Natalya Pasternak

Natalya Pasternak ka një nga historitë më të pazakonta në këtë listë. E lindur në Siberi, Pasternak shpesh dilte shëtitje në pyll me qenin e saj. Një ditë ajo u përball në pyll me një ari, i cili e sulmoi duke i lënduar të dyja këmbët dhe ajo ra pa ndjenja.

Duke menduar që kishte vdekur, ariu hapi një gropë të madhe, dhe e futi aty Pasternak, për ta ruajtur më vonë si ushqim. Për fat, gjahtarët mbërritën në kohë në vendngjarje dhe e gjetën Pasternak të varrosur nën baltë. Gjahtarët vranë ariun dhe arritën të shpëtojnë Natalyan.

Essie Dunbar

Në vitin 1915, Essie Dunbar jetonte në Karolinën e Jugut. Në moshën 30-vjeçare ajo pësoi një atak epileptik. Doktorët e deklaruan të vdekur dhe përgatitën varrimin e saj. Motra e Dunbar donte të ishte e pranishme kështu që kisha zgjati shërbimet në dëshirë të saj. Edhe pse motra e Dunbar nuk erdhi në kohë, pastorët vendosën të vazhdonin me procesin e varrimit.

Por pak kohë pasi gërmuesit kishin përfunduar futjen e arkivolit në varr, motra e Dunbar mbërriti dhe u lut që ta zhvarrosnin edhe njëherë motrën e saj në mënyrë që ta shihte për herë të fundit. Dunbar u zgjua dhe i qeshi të motrës. Të gjithë u shokuan dhe vrapuan duke menduar se ishte fantazmë.

Por Dunbar kërkoi t’i bindte të gjithë se ishte e gjallë.

Megjithatë për 4 vite rresht banorët e zonës mendonin se ajo ishte fantazmë. Pavarësisht kësaj Essie Dunbar e vazhdoi jetën e qetë në Karolinën e Jugut deri në vdekjen e saj të vërtetë në vitin 1962.