10 qytetet më të mira për studentët

A keni menduar ndonjëherë se cilat janë qytetet më të mira për studentët?

Lajme

25/11/2014 23:04

A keni menduar ndonjëherë se cilat janë qytetet më të mira për studentët?

Sipas të dhënave të arsimit të lartë është arritur të përpilohet lista e 10 qyteteve më të mira për të studiuar, duke u bazuar në disa faktorë, siç është përballueshmëria, standardet akademike dhe perspektivat e punësimit.

Më poshtë mund të zbuloni se cilat janë 10 qytetet më të mira për studentët:

10.Seul, Kore e Jugut

Për ata që nuk kanë dëgjuar për Seulin, qytetin e famshmë të hitit “Gangam Style”, ai hyn në dhjetëshen e qyteteve më të mira për studentë, për shkak të universiteteve të saj të mira dhe nivelit të lartë punëdhënës.

9.Toronto, Kanada

Kanadezët janë populli që kanë më shumë diploma se cilido popull në botë dhe Toronto është pikërisht qyteti i shumë universiteteve me nam. Në këtë qytet, natyrisht, janë edhe Universiteti i Torontos, Universiteti York. Ky qytet hyn në këtë listë për shkak të “dëshirës” së madhe të studentëve për të studiuar aty, të cilët vijnë nga mbarë bota.

8.Montreal, Kanada

Për Montrealin shpesh thyhet se janë dy qytete në një, për shkak se ajo ka tunele të nëndheshme në gjatësi prej rreth 19 miljesh. Ky qytet u ofron studentëve të gjitha kushtet për të studiuar dhe është në këtë listë për shkak se është qytet i zgjedhur nga shumë studentë nga mbarë bota.

7.Tokio, Japoni

Tokio është njëri prej vendeve me popullësinë më të madhe në botë, për shkak se aty jetojë mbi 13 milionë banorë. Pavarësisht se ky qytet nuk ka shumë studentë të huaj, gjithsesi karakterizohet me punësim të madh të studentëve dhe kjo po që është shtysë që të rinjtë të shkojnë dhe të studiojnë në ndonjërin nga universitetet e shumta të këtij qyteti.

6.Boston, SHBA

Qyteti i Bostonit ka nivelin më të lartë të aktivitetit të punësimit si dhe universitetet e saj janë në top dhjetëshen e universiteteve më të mira të botës, për shkak se në këtë qytet gjenden universitete me nam si ai i Harvardit dhe Instituti për Teknologji i Massachusetts.

5.Hong Kong

Njihet si qyteti që ka më shumë rrokaqiej, krenohet me 24 parqet e tij dhe madje ka edhe Disneyland-in e vet. Nuk është çudi pse studentët dëshirojnë që të studiojnë këtu. Hong Kong gjithashtu ofron kushte shumë të mira të jetesës me një kosto të përballueshme. Gjithashtu, këtu gjendet Universiteti i Hong Kongut si dhe tri institucionet kryesore të arsimit të lartë në gjithë kontinentin e Azisë.

4.Sidnej, Australi

Nëse Parisi cilësohet si qyteti i dritave, atëherë Sidnej mund të quhet qyteti i fishekzjarrëve, ka thënë Baz Luhrmann. Kjo ndoshta nuk është e vërtetë, ashtu sikurse nuk është e vërtetë se ky qytet ka kosto të ulët të jetesës për studentët. Por, studentët kanë dëshirë që të studiojnë këtu për shkak se ky qytet iu ofron mundësi të mëdha të punësimit.

3.Londër, Angli

Londra karakterizohet me mundësi të mëdha të punësimit për studentët, me universitete të forta, por për të jetuar dhe studiuar këtu duhet të kesh mjaft para, pasi që konsiderohet si njëri prej qyteteve më të shtrenjtë në Evropë.

2.Melburn, Australi

Është qyteti që ka shënuar ngritjen më të madhe në këtë listë, krahasuar me vitet paraprake, kjo për shkak se studentë nga mbarë bota kanë filluar që të interesohen më shumë pët të studiuar në këtë qytet. Dhe pikërisht me studentët e huaj dhe me universitetet e mira, ky qytet krenohet aq shumë.

1.Paris, Francë

“Të studiosh në Paris do të thotë të lindësh në Paris”, ka thënë Victor Hugo. Parisi rikthehet në krye të kësaj liste për shkak të universiteteve të mira dhe planprogrameve mësimore.