10 produkte kancerogjene që i vendosni në trup çdo mëngjes

Nëse përpiqemi çdo ditë që të përmirësojmë shëndetin tonë duke ndjekur një dietë të shëndetshme me ushqime organike, a ka kuptim kjo që i bëjmë vetes?

Lifestyle

13/07/2018 14:27

Nëse marrim në shqyrtim faktet, më shumë se 10 mijë përbërës përfshihen në produktet e kujdesit për veten dhe të paktën 515 prej tyre përdoren çdo ditë nga një grua.

Gjëja më shqetësuese rreth gjithë kësaj është që 90 për qind e tyre nuk janë testuar për sigurinë dhe i vetmi studim që i ka marrë në shqyrtim ka zbuluar se elemente të dëmshëm të përfshirë në këto produkte mund të çojnë në defekte në lindje, mutacione gjenetike dhe kancer. Ja 10 kancerogjenet më të rrezikshme që përdorim çdo ditë:

Deodorantët

Ato përfshijnë Parabens, produkte të naftës, alumin dhe triclosan, të cilët janë toksina të dëmshme që pasi hyjnë në yndyrën e qelizave poshtë krahëve dhe gjoksit, shkatërrojnë mjedisin e brendshëm.

Pasta e dhëmbëve

Përmbajnë sakarinë, fluorid dhe shumë produkte të tjerë të cilët shkaktojnë neurotoksicitet dhe kancer. Përdorni pastë dhëmbësh pa fluor dhe kimikate.

Kremi i diellit

Në verë, 70 për qind e grave përdorin krem mbrojtës poshtë makeup-it. Këto produkte përmbajnë retinyl palmitate çka ndihmon tumoret e lëkurës.

Pudër talk

Përbërësi kryesor është magnesium silicate dhe shumë herë mund të kontaminohet me asbest. Gjithashtu shumë studime sugjerojnë se pudra e trupit lidhet me rritjen e rrezikut të kancerit ovarian.

Zbutësit

Këto produkte përmbajnë vajra mineral, arsenik dhe mbetje metalesh. Vajrat minerale lidhen me 23 sëmundje të ndryshme dhe problemesh shëndetësore. Në vend të tyre përdorni vaj kokosi të parafinuar.

Buzëkuqtë

Janë shumë toksikë dhe përmbajnë përbërës të rrezikshëm me shumicë.

Sprajet e flokëve

Këto produkte të kujdesit personal janë të mbushur me kimikate të rrezikshëm. Mund të shkaktojnë dëme të mëdha në mushkëri si dhe shumë ndjeshmëri kimike. Zgjidhni produkte organike.

Benzoyl Peroxide

Aplikim i këtij përbërësi për trajtimin e akneve apo fytyrave të yndyrshme mund të rrisë rrezikun e prekjes nga melanoma. Në vend të tij zgjidhni vajra esenciale me limon organik ose fara karote.

Mascara

Nëse e keni nuhatur ndonjëherë me siguri e mbani mend aromën e çuditshme, e cila vjen si pasojë e kimikateve pa fund kancerogjene. Zgjidhni produkt organik.

Kremëra për zbardhim lëkure

Zakonisht përdoret për të trajtuar lëkurat me probleme në pigment. Shumica e tyre përmbajnë sasi të mëdha mërkuri.