10 portierët më të shtrenjtë në histori të futbollit

Alisson Becker është bërë portieri më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Sport

22/07/2018 17:12

Portieri brazilian i dha fund aventurës te Roma duke u transferuar në Premierligë te Liverpool.

‘The Reds’ paguan 62 milionë euro për 25 vjeçarin, që bëhet portieri më i shtrenjtë në histori.

Ai ka lënë pas legjendën Gianluigi Buffon, që nga Parma te Juventus ishte transferuar për 52 milionë euro në vitin 2001.

Por cilët portier bëjnë pjesë në listën e 10 portierëve më të shtrenjtë në histori?

Alisson Becker nga Roma te Liverpool – 62 milionë euro

Gianluigi Buffon nga Parma te Juventus – 52 milionë euro

Ederson nga Benfica te Man City – 40 milionë euro

Manuel Neuer nga Schalke te Bayern Munich – 30 milionë euro

Jordan Pickford nga Sunderland te Everton – 28.5 milionë euro

Francesco Toldo nga Fiorentina te Inter – 26.5 milionë euro

Bernd Leno nga Bayern Leverkusen te Arsenal – 25 milionë euro

David de Gen nga Atletico Madrid te Man United – 25 milionë euro

Alex Meret nga Udinese te Napoli – 22 milionë euro

Sebastian Frey nga Inter te Parma – 21 milionë euro

/Lajmi.net/