10 pikë larg Barcelonës? Kjo është përgjigja e Zinedine Zidanes

Zinedine Zidane beson se Real Madrid mund të rikupërojë pikë për të ngushtuar eprësinë prej 10 pikëve me Barcelonën.

Sport

18/11/2017 23:50

Atletico Madrid dhe Real Madrid barazuan pa gola në ‘Wanda Metropolitano’, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 12-të të La Ligas.

Ky barazim i shkoi përshtati Barcelonës, që kryeson në La Liga me 34 pikë, dhjetë më shumë se Reali e Atletico.

Kjo diferencë e madhe e pikëve, bëri që Zidanes në konferencën për shtyp, t’i adresohet një pyetje nga gazetarët.

“A janë shumë 10 pikë? Po, por kjo gjë do të ndryshojë. Barca nuk do të fitojë gjithmonë dhe ne duhet t’i arrijmë”, ka deklaruar Zidane.

Trajneri francez duke vazhduar të flas për këtë ndeshje, e cilësoi si të pafat skuadrën e tij.

“Ne patëm një ndeshje të madhe, por mungoi goli, i cili do të vijë. Ne bëmë një ndeshje të madhe, merituam më shumë. Nuk kam pse t’i kritikojë lojtarët, ata luajtën mirë”, ka shtuar ai./Lajmi.net/