10 ngjarjet e vitit 2013

2013 ka qenë vit që është shënuar me lindje dhe vdekje të figurave të mëdha, vit i krizës ekonomike dhe vit që ka shënuar shumë humbje shkatëruese të jetëve nga fatkeqësitë natyrore, nga luftërat dhe nga krimi.

Bota

31/12/2013 17:56

2013 ka qenë vit që  është shënuar me lindje dhe vdekje të figurave të mëdha, vit i  krizës ekonomike dhe vit që ka shënuar shumë humbje shkatëruese të jetëve nga fatkeqësitë natyrore, nga luftërat dhe nga krimi.

Edward Snowden tregon informacione për aktivitetet e Agjenicsë Kombëtare të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara (NSA) që gjithashtu kishin pasoja të mëdha, duke e bërë që TIME të përmendte emrin e tij për “Personalitetin e Vitit”.

Nderi më i lartë në atë botim shkoi për Papa Francis, i cili  është zgjedhur në krye të Kishës Katolike pas dorëheqjes së papritur të Papë Benedict’it të 16’t ë.

Sigurisht, nuk ka asnjë mënyrë për të përmbledhur të gjitha lajmet botërore të vitit n ë vetëm 10 ngjarje.

Por këtu mund t’i shikoni 10 ngjarjet më të mëdha të këtij viti:

 

1. Filipinet u goditën nga një tajfun vdekjeprurës

Tajfuni Haiyan goditi juglindjen e shteteve aziatike më 8 nëntor, duke shkatëruar tërësisht qytetin e Tacloban dhe rajonin përreth.

Rreth 16 milionë njerëz mbetën të pastrehë, pa ushqim dhe pa ujë. Agjencitë e shpëtimit për disa ditë nuk mundën që të dërgonin ndihma në disa nga zona që ishin më të izoluara, por vazhduan që të punonin në terren.

Një raport zyrtar ka vlerësuar se numri i të vdekurve është rreth 6 mijë, dhe pothuajse 1800 persona akoma konsiderohen të zhdukur.

 

2. Vdiq Nelson Mandela

Heroi i Afrikës së Jugut kundër apartheid’it ndërroi jetë më 5 dhjetor, pas një sëmundje të gjatë.

Mandela u nderua për rolin e tij, për përpjekjet e tij për t’i dhënë fund sekrecionit racor në shtetin e tij. Ai ishte në burg për më shumë se 27 vite nën akuzën e sabotimit dhe konspiracionit dhe u bë Presidenti i parë me ngjyrë i vendit të tij, pas daljes nga burgu.

Vdekja e 95 vjeçarit bëri që të zhvilloheshin 10 ditë zije kombëtare, gjatë të cilave trupi i tij qëndroi në kryeqytet përpara se të varrosej në vendlindjen e tij në Qunu. Personat e famshëm dhe liderët politikë nga e gjithë bota, morrën pjesë në ceremoninë memoriale.

 

3. Bombat në Maratonën së Bostonit

Më 15 prill, dy bomba shpërthyer përderisa atletët ishin duke kaluar vijën e finishit në Maratonën e Bostonit, duke lën ë të vdekur 3 persona dhe ku u lënduan më shumë se 250 persona të tjerë.

Bombardimet bënë që të zhvillohej një kërkim në mbarë qytetin për të kapur të dyshuarit Dzhokhar dhe Tamerian Tsamaev, vëllëzërit që vinin nga ish-Bashkimi Sovjetik, të cilët ishin zhvendosur në SHBA si refugjatë. Gjatë ndjekjes së tyre ata vranë një zyrtarë policor.

Tamarian, vëllau më i madh, ishte vrarë gjatë një përleshje me armë zjarri, katër ditë pas bombardimit. Dzhokhar u kap pasi që ai u gjet i fshehur në një varkë rimorkio. Ai u deklaruar jo fajtorë për 30 akuzat e ngritura kundër tij, duke përfshirë edhe katër vrasjet. Ai tashmë  është në burg dhe po pret q ë të dal para gjyqit.

 

4. Jep dorëheqje Papa Benedikti XVI

Më 11 shkurt, Benedikti i XVI u b ë papa i pa ë q ë ka dhënë dorëheqje, që prej vitit 1415. Për dorëheqjen e 86 vjeçarit si arsye u tha se ka qenë “mungesa e fuqisë mendore dhe fizike”.

Një muaj më vonë, pasardhësi i tij argjentinas, Papa Francis, u emëruar në ditën e dytë të votimit t ë fshehtë të Papës në Vatikan.

77 vjeçari  është Papa i parë që vjen nga Amerika Latine. Papacia e tij, deri m ë tani ka qenë e kritikuar për kursimet e tij, për dashurinë e tij të rrallë për të përshëndetur njerëzit në turma dhe dëshira e flakët e tij për të promovuar rolin e Kishës Katolike si një shërues mbi doktrinat kontroverse mbi abortin dhe homoseksualitetin.

 

5. Edward Snowden zbulon detajet e spiunazhit të NSA’s ë

Ish punonjësi i CIA’s, ka zbuluar “rrjedhur informacione” detaje për Guardian dhe  Washington Post për Agjencinë Kombëtare të Sigurisë së SHBA’ve për aktivitetete saj të mbikëqyrjes globale.

Është konsideruar si një nga “rrjedhjet e informacionit” më të rënd ësishme në histori, duke zbuluar kështu në mesin e gjërave të tjera edhe shtimin e spiunazhit të SHBA’së, kundrejt aleatëve të saj.

Zelanda e Re ishte implikuar  në anëtarësimin të saj në rrjetin “Five Eyes”, por Kryeministri John Key kishte ofruar vetëm detaje të vogëla të shkallës së përfshirjes sonë dhe nëse SHBA mund të ketë qasje në informacionet për Kiwis.

Snowden shkoi në Rusi nga Hong Kong’u pasi kishte dhënë informacionin në muajin maj, dhe është akoma në Rusi ku Qeveria Ruse i ka dhënë një azil të përkohshëm. The Guardian ka treguar se ka publikuar vetëm 1 përqind të informacioneve që kanë pranuar nga Snowden, por thonë që nuk kanë asnjë qëllim që informacionet e tjera t’i publikojnë në të ardhmen.

 

6. U konfirmuan armët kimike në Siri

Një hetim 3 javor nga Kombet e Bashkuara, pas sulmit të gushtit, konfirmoi se armët kimike janë përdorur gjatë luftës civile në Siri, anipse hetuesit nuk e bënë shumë të qartë nëse forcat qeveritare apo rebelët ishin përgjegjës  për këtë çështje.

Sulmi i gushtit ka vrarë qindra njerëz dhe ka provokuar një zemërim të madh në mbarë botën. Në muajin shtator, SHBA’të dhe Rusia treguan se kanë arritur një marrëveshje për të shkatërruar rezervat e armëve të Sirisë, deri në mesin e vitit 2014. Shkatërrimi ka filluar në muajin tetor nën mbikëqyrjen ndërkombëtare.

 

7. SHBA pjesërisht mbylli bizneset gjatë mbylljes së Qeverisë

Për rreth 16 ditë në muajin tetor, një prej super fuqive në botë, u mbyll pjesërisht pas një mosmarrëveshje për sigurimet shëndetësore të Presidentit Barack Obama, dhe me ligjin e reformës dhe se si shteti duhet të paguaj fakturat e tij.

Kjo gjë detyroi që të mbylleshin më shumë se 400 atraksione turistike duke përfshirë këtu edhe parqet kombëtare, kopshtet zoologjike dhe muzeumet dhe gjithashtu punonjësve jo të rëndësishëm të Qeverisë u ishte kërkuar që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Kjo mbyllje shkaktoi që tregjet e aksioneve të ishin në kaos por kjo gjë e paqëllim kishte një efekt tjetër, ajo rriti numrin e vendeve të punës në SHBA.

 

8. Bota mirëpriti foshnjen mbretërore

Foshnja George lindi këtë vit, por ai nuk  është thjesht një i posalindur i zakonshëm. Ai  është djali i Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit, dhe trashëgimtar i fronit  të Britanisë.

Mediat pritën për javë të tëra jashtë spitalit qëndror të Londrës, ku Kate pritej që të lindte. Durimi i tyre u shpagua më 22 korrik në orën 4e 24 të pasdites, kur djaloshi 8.6 paund lindi.

Wiliam dhe Kate gjithashtu kishin njoftuar se ata do të vizitonin Zelandën e Re në muajin prill dhe se Princi i vogël George, me shumë gjasa do të shkojë në këtë udhëtim me ta.

 

9. Tony Abbott fiton zgjedhjet në Australi

Ishte një vit me trazira në politikën australiane. Zënkat përbrenda Partisë së Punës, bën që Kevin Rudd të shihej si një sfidues i suksesshëm kundrejt Julia Gillardit, për të marrë kreun e kësaj partie në muajin qeshor- dhe gjithashtu edhe për postin e Kryeministrit. Megjithatë, Rudd humbi në zgjedhjet e 7 shtatorit, dhe atë e mundi udhëheqësi i koalicionit Liberal Tony Abbott.

N ë ish- prift në trajnim, Abbott është më mirë i njohur si kundërshtar i martesave të së njëjtës gjini dhe eutanazisë (vrasja e personave që janë në koma, të cilët nuk kanë gjasa që të dalin nga ajo gjendje. Në shumë vende të botës, kjo praktikë konsiderohet e paligjshme dhe për më tepër disa vende e cilësojnë si vrasje).

N ë muajt e parë të tij si Kryeministër ai ka hequr taksën e karbonit të Australisë dhe gjithashtu është zotuar se do të punojë me shtetet fqinje siç është Indonezia, për të ndalur numrin e azilkërkuesve, që vijnë në Australi me anije.

 

10. Vdes Margaret Thatcher

E njohur si Zonja e Hekurt, ish-Kryeministrja e Britanisë, Margaret Thatcher vdiq në muajin prill në moshën 87 vjeçare.

Një figurë mjaftë polarizuese, ajo ishte transformatorja e politikës britanike përgjatë 11 vjetëve të qeverisjes së saj. Ajo është parë si një shpëtimtare që vendosi bazat për një rilindje ekonomike, por  është parë edhe si një tirane e pamëshirshme.

Befasi, kishte dy grupe, edhe ata që u gëzuan por edhe ata q ë vajtuan dhe e kujtuan vdekjen e saj, Zonja Thatcher vdiq nga një sulm në hotelin Ritz në Londër. Asaj ju bë një varrim shtetëror në Katedralen e Shën Palit.