10 milionë euro për Termokosin

Sot do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes Financiare të grantit për projektin “Programi i sektorit të energjisë, faza VIII dhe IX – Përmirësimi i ngrohtores së qytetit në Prishtinë”, në vlerë prej 10 milionë euro, ndërmjet Qeverisë së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, e përfaqësuar nga Banka Zhvillimore Gjermane (KfW).

Lajme

29/03/2018 08:33

Marrëveshja do të nënshkruhet nga Ministri i Financave Bedri Hamza, Shefi i divizionit për energji për Evropën Juglindore dhe Turqinë në zyrën qendrore të KfW-së Juergen Kern, projekt menaxheri përgjegjës për projektet e KfW-së në sektorin e energjisë në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë Nico Schuetzhofer si  dhe Kryeshefi  ekzekutiv i NP “Termokos” Naser Canolli.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë  edhe Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt  dhe përfaqësues të Komunës së Prishtinës.