10 milionë euro për Mustafin

E ardhmja e Shkodran Mustafit mund të jetë në La Ligë. Qendërmbrojtësi shqiptar i Sampdorias kërkohet nga Valencia që ka ofruar 10 milionë euro për transferimin e tij.

Sport

03/08/2014 14:32

Nga podiumi i fituesit të Kampionatit botëror tek tregu i futbollistëve, Shkodran Mustafi është në qendër të vëmendjes.

Qendërmbrojtësi i Sampdorias ka zgjuar interesim nga Valencia, ka njoftuar gazetari i Sky Sport, Gianluca di Marzio.

Sot, menaxheri i futbollistit shqiptar, Manuel Montipo do të takohet me drejtorin sportiv të Valencias, Ayala. Klubi spanjoll tashmë ka paraqitur ofertën e parë për Mustafin, 10 milionë euro.

Andaj, prej tani e tutje palët mund të fillojnë bisedimet në tentim për arritjen e marrëveshjes për transferimin e Mustafit tek klubi nga La Liga.

Mustafi së fundmi është përmendur edhe si objektiv i Napolit.