10 mijë euro për një akullore, presidenti qesharak i Palermos

.

Sport

14/02/2018 17:35

Një kaush me akullore që kushton 10 mijë euro nuk ishte dëgjuar kurrë. Jo një kaush aq i madh sa për të paguar ato para, kjo jo. Po flasim për një “normal”, nga ata që blihen nga ambulantët.

Vetëm se këtë herë çmimi për “Guinness” i referohet botës me të cilën kaushi në fjalë ka rënë: ose më saktë asaj të futbollit.

E, kështu, akulloren me atë çmim do duhet ta paguajë Mauricio Zamparini pas asaj që ndodhi në ndeshjen e së hënës mes Palermos e Foxhias (2-1).

Presidenti i klubit sicilian është sanksionuar nga Gjykata Sportive e Serisë B me një gjobë 10 mijë euroshe si pasojë e një kaushi me akullore të lëshuar drejt arbitrit Abatista, pa i shkaktuar, megjithatë, asnjë pasojë.