10 mënyra për të pasur flokë të lëmuar dhe me shkëlqim

Ne të gjithë mendojmë se dijmë si t’i lajmë flokët, por mund të jeni duke bërë disa gabime të thjeshta.

Lifestyle

20/02/2016 21:13

Flokët e të gjithëve janë të ndryshme, por lajmi.net ju sjell disa këshilla të lehta për t’u ndjekur që të kujdeseni më mirë për flokët.

1. Mos i lani më shumë se sa duhet. Shumë njerëz nuk kanë nëvojë t’i lajnë flokët çdo ditë. Nëse të duket sikur ke nevojë, është sepse po përdor produktet e gabuara për flokët tuaja.

2. Vendosni shampo vetëm në skalp dhe masazhoni lehtë. Mos i çoni flokët në maje të kokës dhe t’i fërkoni sepse krijoni nyje.

3. Mos përdorni shampoo dy herë. Kjo është vetëm një ide marketingu që të bën të përdorësh më shumë shampo. Një herë është mjaftueshëm.

4. Por ty të pëlqen ndjenja “e pastër” që të jep kur përdor shampoo dy herë, apo jo? Nëse përdor shumë produkte silikoni apo dylli, provoni të lani flokët me shampoo pastrues një herë ose dy herë në muaj në vend të shampos suaj normale, transmeton lajmi.net.

5. Vajza me flokët kaçurrela, mos përdorni shampo fare. Tingëllon e çuditshme por flokët kaçurrela zakonisht janë shumë të thata, dhe larja vetëm me kondicioner do t’i freskojë flokët tuaja pa i tharë.

6. Të kruhet lëkura e kokës? Mos përdorni kondicioner në rrënjë.

7. Shpëlani flokët në ujë të ftohtë. Sigurohuni që e keni hequr të gjithë kondicionerin me ujë të ftohtë. Kjo është shumë e vështirë gjatë dimrit, por s’do të thotë që uji të jetë shumë I ftohtë.

8. Kurrë mos i krihni flokët kur janë të lagura. Përdorni një krehër me dhëmbë të gjera për të lëmuar flokët.

9. Mos i fërkoni shumë flokët me peshqir. Kjo shkakton dëme dhe i bën flokët të duken bajate.

10. Tretmanet- maskat e flokëve janë esenciale nëse përdorni stiluese flokësh ose i ngjyrosni flokët./lajmi.net.