10 lojtarët që do ta dridhin tregun e transferimeve këtë verë

Kjo verë në tregun e transferimeve pritet të jetë ndër më interesantja viteve të fundit.

Sport

08/06/2017 23:41

Ende pa u hapur edhe zyrtarisht afati kalimtar, janë duke u spekuluar për shumë lëvizje në tregun e transferimeve.

Këtë verë pritet të thyhen rekorde të reja në transferime, e ku nuk përjashtohet edhe mundësia e thyerjes së rekordit të Paul Pogba, që është futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit.

‘AS’ ka bërë një raport me 10 lojtarët që mund ta dridhin tregun e transferimeve këtë verë:

Kylian Mbappe, Alvaro Morata, James Rodriguez, Pierre Emerick Aubameyang, Alexis Sanchez, Diego Costa, Alexandre Lacazette, David da Gea, Eden Hazard dhe Nolito./Lajmi.net/